Në 10 muaj u prodhua më pak energji - Shirat nuk favorizojnë gjenerimin vendas. Më pak humbje në rrjet
Prodhimi i energjisë pësoi rënië gjatë 10-mujorit të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, në total për periudhën janar-tetor nga të gjitha burimet gjeneruese në vend u prodhua rreth 6.36 mln mWh energji apo 0.74 mln mWh energji më pak se 10-mujori i vitit të kaluar kur u prodhua rreth 7.1 mln mWh. Masa e prodhimit është në varësi të kushteve hidrike, çka do të thotë se viti aktual nuk ka qenë shumë i favorshëm në këtë drejtim.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka prodhuar rreth 59% të sasisë totale. Përveç 3 hidrocentraleve të Kaskadës së Drinit, pjesë e kësaj sasie është edhe energjia e prodhuar nga centrali diellor në Karavasta, sipas kontratës së lidhur mes palëve, si dhe impianti diellor i Qyrsaqit.
Ndërkaq, për periudhën 10-mujore konsumi ka shënuar rritje të lehtë në raport me periudhën janar-tetor 2023, duke arritur në rreth 6.61 mln mWh, nga 6.43 mln mWh që ishte vjet.
Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për 10-mujorin e parë të këtij viti u regjistrua në 17.27 %, apo 1.43 % më pak se e njëjta përiudhë e vitit 2023, kur përllogariteshin në 18.7%. Ndërkohë që niveli i arkëtimeve përllogaritet në masën 99.7%. Ndërkaq, peformanca e sektorit do të ndikojë edhe propozimin e qeverisë për uljen e çmimit të energjisë elektrike, që duhet të prezantohet brenda këtij viti.
Sondazh

Brenda muajit rishikohet buxheti 2024 - Malaj: Përcaktohet fondi për bonusin e pranverës për pensionistët
Në Prill të 2025-ës, pensionistët do të marrin një tjetër bonus nga qeveria. Në një konferencë për mediat, Ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se......

Linjat ajrore globale, rritje rekord në 2025 - Industria pritet të arrijë mbi 1 trilion dollarë të ardhura, pavarësisht sfidave
Linjat ajrore globale rritën parashikimet e tyre të fitimit për vitin 2025 krahasuar me vitin e kaluar, duke parashikuar të ardhura në më shumë se një......

Energjia bërthamore, “çelësi” drejt objektivave të 2050 - Raporti rendit teknologjitë thelbësore për të reduktuar emetimet
Energjia bërthamore është thelbësore për arritjen e objektivave të emetimeve të përcaktuara për vitin 2050, sipas një raporti të ri. Analiza Climate Tech e......

Rekord i ri dërgesash nga emigrantët - Përgjatë nëntë muajve, në vend erdhën rreth 772 milionë euro
Dërgesat e emigrantëve kanë shënuar rekord të ri absolut gjatë nëntë muajve të këtij viti, prej gati 772 milionë eurosh, tregojnë shifrat më të fundit nga......

Malaj: Reforma e pagave e ka arritur objektivin
Ministri i Financave, Petrit Malaj, po zhvillon në këto momente një konferencë për mediat rreth zhvillimeve të fundit ekonomike në vend. “Reforma e pagave e......

Gati 1 në 4 të punësuar paguhet deri në 40 mijë lekë/ Ky tregues shënoi përmirësim krahasuar me një vit më parë
Në prill të vitit 2023, paga minimale e përcaktuar nga qeveria u rrit me 25%, duke arritur në nivelin e 40,000 lekëve nga 32,000 lekë që ishte në tremujorin......

Çfarë blejnë shqiptarët online? Rrobat, këpucët dhe aksesorët, më të preferuarat
Në vitin 2024, rreth 86.2% e individëve të grup-moshës 16-74 vjeç përdorin internetin, me 96.4% prej tyre që e përdorin disa herë gjatë ditës. Pajisjet më të......

Agjenda e Presidencës së ardhshme të BE-së - Energjia, mbrojtja dhe siguria ekonomike, në fokus të udhëheqjes polake
Energjia, mbrojtja dhe siguria ekonomike do të jenë prioritetet e Bashkimit Evropian gjatë presidencës së ardhshme gjashtëmujore të Këshillit, që fillon në......