Shqipëria Postuar më 5 Dhjetor 2024, 13:35

Në 10 muaj ISHP inspektoi 88 subjekte - Cilat janë masat administrative dhe kontrollet e kryera?

Nga Diamila Leka

Në 10 muaj ISHP inspektoi 88 subjekte - Cilat janë masat

Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë nisma kundër informalitetit të bizneseve, por cilat janë masat që ka ndërmarrë Inspektoriati Shtetëror i Punës?

Nisur nga të dhënat e Inspektoriatit, në 10 muaj të këtij viti në total janë inspektuar 888 subjekte. Një nga masat që do ndërmerren në kuadër të informalitetit është nëndeklarimi i pagave.

Ndërkohë Inspektoriati i Punës ka kontrolluar 16 132 vende pune në total. Por një nga piketimet kryesore të aksionit kundër informalitetit është dhe këshillimi i bizneseve, ndërkohë që në 10 muaj Inspektoriati i Punës ka kryer 142 inspektime këshilluese, por janë ndërmarrë 309 masa administrative në total.

Ndërkohë, për t’u ndalur në ankesat e trajtuara, Inspektoriati ka trajtuar 68 ankesa.

Që në javën e tretë të muajit tetor ka qenë Kryeministri Edi Rama që ka njoftuar nisjen e një aksioni kombëtar kundër informalitetit për të nxitur deklarimin real të pagave të punonjësve.

Në fillim të nëntorit vetë administrate tatimore njoftoi se nëntë mijë biznese rritën fondin e pagave me 1.25 miliard lekë, duke reaguar pozitivisht në deklaratatat e listëpagesave të tyre. Sipas të dhënave zyrtare në nisje të aksionit 

Administrata Tatimore identifikoi rreth 37 mijë tatimpagues me risk në fushën e informalitetit të pagave. Tashmë 7000 prej tyre do të kalojnë në sitën e kontrollit tatimor.

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat