Shqipëria Postuar më 17 Qershor 2026, 10:21

Ndryshon trendi në tregun valutor – Dobësohen valutat kryesore

Nga Edel Strazimiri

Ndryshon trendi në tregun valutor – Dobësohen valutat kryesore

Dollari amerikan ka pësuar këtë mëngjes një zbritje të konsiderueshme të vlerës në raport me rritjen që regjistroi një ditë parë teksa është blerë sot me 81 lekë dhe është shitur me 82 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha euorpiane gjithashtu ka shënuar një rënie të lehtë të vlerës krahasuar me situatën e qëndrueshme që përshkoi përgjatë kësaj jave teksa është blerë këtë të mërkurë me 94.3 lekë dhe është shitur me 95.1 lekë në raport me dje.

Franga zvicerane ndërkaq është valuta e vetme që ka pasur rritje të kuotës duke u forcuar ndjeshëm në raport me ditën që lamë pas teksa është blerë sot me 102.1 lekë dhe është shitur me 103.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik sakaq edhe pse me një zbritje të lehtë të kuotës ka ndryshuar kurbën e tij të rritjes krahasuar me ditën e martë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 108.6 lekë dhe është shitur me 109.8 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat