Ndryshon kredia e butë për fermerët, zv.ministri Guri: Ndërhyrje për kohëzgjatjen e fondin limit

Qeveria po planifikon ndryshime në skemën e Kredisë së Butë për fermerët, që është një prej instrumenteve financiare në mbështetje të agrobiznesit. Gjithçka u bë me dije gjatë Samitit të Diasporës, në panelin “Nga ushqimi te tavolina, roli i diasporës shqiptare në forcimin e hallkave që lidhin prodhimin bujqësor me tavolinën”.
“Shumë shpejt do të bëhen disa ndryshime në Vendimin e Këshillit të Ministrave për të zgjeruar si përsa i përket elementëve të kredisë, kohëzgjatjen, fondin limit e kështu me radhë. Ju mjafton të drejtoheni në bankat e nivelit të dytë dhe të kërkoni mbështetjen ose kredinë me kredinë e garancisë sovrane dhe duhet t'ju ofrojnë një kredi me nivelin 2% të normës së interesit”, - tha zv.ministrisë i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri.
Paralelisht, Guri njoftoi edhe përmirësime ligjore në drejtim të drejtim të agroturizmit, si një përgjigje për sipërmarrës në këtë sektor, të cilët ngritën pikëpyetje për atë çka ata marrin në këmbim, pasi mbështesin fermerët duke iu blerë produktet që ata prodhojnë.
“Ne jemi duke zhvilluar një diskutim me juve, pikërisht për përmirësimet ligjore dhe aktet përsa i përket agroturizmit. Sigurisht që ajo që neve ndërtojmë bashkë në terma të akteve finale, është besoj unë elementi më i rëndësishëm që mund të përfitojë një agroturizëm. Unë besoj se përtej përfitimit direkt, imediat, është shumë, shumë e rëndësishme që të ndërtohet dhe të, themi, stabilizohet njëherë e mirë çfarë është emri 'agroturizëm' dhe kush duhet ta mbajë agroturizmin, është për të thënë një ndër përfitimet”, - tha Guri.
Gjatë diskutimeve, të pranishmit sollën përvojat e tyre dhe pengesat që hasin në Shqipëri, ndërsa këkruan më shumë mbështetje logjistike, për të transferuar ekspetizën e fituar jashtë, në vendin tonë.
VISA sjell në Shqipëri “She’s Next”, iniciativa globale mbështet gratë dhe vajzat sipërmarrëse
Në ambientet e “The Plaza Tirana”, Visa, lider global në pagesat digjitale, në partneritet me bankën BKT, solli për herë të parë në Shqipëri iniciativën......
Rrugë lidhëse Tiranë – Elbasan me Korridorin 8, ministri Karakaçi: Gati hapja e tenderëve
Autoriteti Rrugor Shqiptar pritet të hapë 2 tenderë për ndërtimin e rrugës lidhëse Tiranë – Elbasan, me korridorin 8, një projekt që synon ndërtimin e një......
Emigrantët e kthyer, sa prej tyre bëhen punëdhënës? Rreth 91% e emigrantëve të kthyer që janë vetëpunësuar punojnë pa punonjës të paguar
Një pjesë e emigrantëve që kthehen në Shqipëri përpiqen të krijojnë aktivitet ekonomik, por sipërmarrja mbetet ende e kufizuar dhe kryesisht në shkallë të......
Shqipja, prioritet arsimor përmes certifikimit e standardizimit - Kumbaro: Kemi nevoje për një Agjenci Kombëtare për gjuhën
Gjatë panelit dedikuar gjuhës shqipe “Standardizimi dhe certifikimi i gjuhës shqipe në Diasporë”, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro theksoi rëndësinë e......
Më shumë telefona dhe rrjete sociale se banorë! Paralelisht u rrit edhe audienca e reklamave në Facebook
Në fund të vitit 2025 në Shqipëri kishte rreth 3.4 milionë lidhje celulare, një shifër që në pamje të parë duket shumë e lartë krahasuar me popullsinë e......
Ndryshime në ligjin për shtetësinë - Balla: Pasaporta mund të merret nga individë me kontribut
Komisioni parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në ligjin "Për Shtetësinë". Nismëtari i këtij drafti, Taulant......
Nafta ulet në 207 lekë/litër, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja
Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në mbledhjen e zhvilluar më 15 prill 2026, duke reflektuar luhatjet në tregjet......
Diaspora si partner mbështetës për integrimin në BE - Dhuka: Jeni njohësit e standardeve europiane, kemi nevojë për ju
Në panelin me në fokus diasporën shqiptare si partner mbështetës për integrimin europian dhe zhvillimin e qëndrueshëm, kryenegociatorja Majlinda Dhuka,......


