Ndryshon formula e taksave për bashkitë - Kategorizim i ri, transferta e pa kushtëzuar sipas Censit 2023
Qeveria parashikon që gjatë vitit 2025 të ndryshojë i formulën për transfertën e pakushtëzuar financiare të pushtetit vendor si dhe të bëjë kategorizimin e taksave vendore për zënien e hapësirës publike dhe të fasadave për përdorimin e reklamave/tabelave.
Ndryshimet në Ligjin “Për financat e qeverisjes vendore" projektohen në tremujorin e tretë të këtij vitit, pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme.
Ndryshimet synojnë rregullimin e skemës së financimit të bashkive; Përshtatjen e parimit të ekualizimit të lidhur me numrin e popullsisë sipas Censit 2023. Po ashtu synohet stabilitet financiar për bashkitë me të ardhura të ulëta si dhe ndryshimi i tabelës që ndan bashkitë sipas kategorisë.
Këto ndryshime pritet të sjellin më shumë të ardhura për bashkitë dhe një ndarje më të saktë të fondeve në proporcion me numrin e popullsisë që kanë.
Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, të ardhurat e pushtetit vendor për periudhën janar-nëntor 2024 arritën në nivelin e 36,6 miliardë lekëve, me një rritje prej 8 miliardë lekë në raport me një vit më parë apo 27.9%, dhe një kapërcim prej 2 miliardë lekë në raport me planifikimin e bërë.
Zëri i taksave lokale vendore zë peshën më të madhe, ku të ardhurat në 11 mujor arritën në 29,5 miliardë lekë, me një rritje prej 6.4 miliardë lekë në raport me një vit më parë si dhe në nivel rekord në të gjithë dekadën.
Por pavarësisht kësaj perfomance pozitive në mbledhjen e të ardhurave, sërish disa bashki kanë detyrime të prapambetura si dhe gjenden në vështirësi financiare, duke mos ofruar kështu, shërbimet e duhura për qytetarët.
Sondazh

Sa para’ mblodhi KPP në 11 muaj të 2024-ës? - Në buxhetin e shtetit u arkëtuan 53.3 milionë lekë nga tarifat e tenderëve
Bazuar në të dhënat e Buletinit të Prokurimeve, në periudhën 11 mujore, janar-nëntor 2024, Komisioni i Prokurimevëe Publike, ka regjistruar në total 1062......

Rregullatori amerikan paralajmëroi bankat për kriptot - Nisja e mandatit të Trump pritet të sjellë ndryshime në rregullore
Një rregullator u kërkoi bankave në SHBA që të ndalonin përdorimin e drejtpërdrejtë të kriptomonedhave, por nuk i urdhëroi ato të ndalonin ofrimin e......

Euro “largon” Shqipërinë nga Kosova?! Importet, “bastun” i shkëmbimeve tregtare në vitin 2024
Vitet e fundit, Shqipëria dhe Kosova kanë njohur një forcim të bashkëpunimit ekonomik përmes marrëveshjeve të nënshkruara. Kosova po kthehet në nje treg......

5 në 6 persona të moshës 100-vjeçare janë gra/ Të ardhurat dhe të jetuarit vetëm, problemet kryesore për të moshuarit
Shqipëria po përballet me efektet e dukshme të moshimit të popullatës, si pasojë e një periudhe tranzicioni të shpejtë demografik. Gjatë dekadës së fundit,......

Italia, 1.5 mld euro për sigurinë e telekomunikimit - Qeveria, pranë marrëveshjes me SpaceX për të siguruar këto shërbime
Italia është në bisedime të avancuara me SpaceX të Elon Musk për një marrëveshje që do të realizojë telekomunikime të sigurta për qeverinë e vendit. Ky do të......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan blihet sot me 94 lekë dhe shitet me 95.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane duket se ka rikuperuar pikë këtë të hënë......

Viti 2024 u mbyll me besim të ulët në ekonomi - BSH: Qytetarët, “pesimistë” për blerje të mëdha në të ardhmen
Viti 2024 u mbyll me një besim të ulët në ekonomi. Sipas vrojtimit të përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 3.8 pikë në......

694 milionë lekë për shkollën e re në Tiranë - Hapet tenderi për ndërtimin e objektit modern
Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e një shkolle të re në rrugën “3 Dëshmorët”, në godinën e së cilës përfshihet arsimi 9-vjeçar, ai......