Shqipëria Postuar më 20 Nëntor 2025, 11:25

Ndryshon faturimi i energjisë - ERE miraton udhëzimin e ri për të gjitha kategoritë e konsumatorëve

Nga Ola Mitre

Ndryshon faturimi i energjisë - ERE miraton udhëzimin e ri për

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar një udhëzim të ri që ndryshon mënyrën se si pasqyrohet konsumi i energjisë elektrike në faturat mujore të konsumatorëve. Vendimi synon rritjen e transparencës, identifikimin e qartë të kategorisë së konsumatorit dhe zbatimin e saktë të çmimeve të miratuara nga ERE.

Sipas vendimit, çdo faturë mujore do të duhet të përmbajë detaje të plota mbi kategorinë e konsumatorit, duke e ndarë qartë nëse bëhet fjalë për konsum familjar, jofamiljar, objekte kulti, furra buke, ujësjellës, pika karikimi për automjete elektrike apo vetëprodhues të energjisë nga burime të rinovueshme.

Për vetëprodhuesit me panele fotovoltaike, fatura do të ndahet në dy seksione: energjia e prodhuar nga konsumatori dhe energjia e marrë nga rrjeti. Ndërsa për makinat elektrike me stacione karikimi mbi 11 kW, kërkohet përdorimi i një matësi të veçantë dhe faturë e dedikuar për këtë kategori.

ERE vëren se aktualisht kategoria e konsumatorëve nuk pasqyrohet në faturë, duke krijuar paqartësi dhe rrezik për aplikim të gabuar të çmimeve. Me udhëzimin e ri, identifikimi i kategorisë bëhet i detyrueshëm, dhe moszbatimi i tij përbën shkelje administrative.

Furnizuesit e energjisë duhet të përditësojnë sistemet e faturimit dhe të raportojnë pranë ERE-s çdo tre muaj mbi kontratat, kapacitetet e vetëprodhimit dhe pikat e karikimit për automjetet elektrike.

Vendimi do zbatohet për faturimet që nisin nga muaji dhjetor 2025.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat