Ndryshon dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit, Malaj: Brenda 4-5 viteve mbyllim plotësisht 6 mijë dosje

Pas mbledhjes së sotme të Qeverisë ministri i Financave Petrit Malaj bëri të ditur vendimin e marrë për pagesat e ish të përndjekurve politike. Sipas tij "Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave, së pari konsistojnë në heqjen e dëmshpërblimit të kësteve, pra të kësteve në tetë këste të barabarta. Nga ana tjetër, kemi marrë vendimin që për të gjitha ato pagesa të cilat janë në vlerë deri në 1 milion lekë, do të bëhet pagesa me këstin e radhës.
Nëpërmjet këtyre ndryshimeve të propozuara, Ministria e Financave parashikon që brenda katër apo pesë viteve do bëjmë shlyerjen e plotë të 6 mijë dosjeve, nga 10,360 që janë në total.
Gjithashtu, këto ndryshime kanë edhe disa avantazhe të tjera:
E para lidhet me pjesën e procesimit të pagesës. Do të ketë një procesim më të shpejtë të pagesave.
Në qoftë se sot kemi një procesim pagesash nga kësti në këst, i cili varion nga 3.5 deri në 4 vite, me ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave, koha e pagesave ndërmjet kësteve do të shkurtohet nga 2 deri në 2.5 vite.
Gjithashtu, këto ndryshime do të sjellin edhe nevojën për të shtuar fondin për dëmshpërblim ndaj ish-të përndjekurve politikë, që për vitin 2026 është në masën 1.5 miliardë lekë apo 15 milionë euro.
Pra, ndryshimet e propozuara jo vetëm do të rrisin efiçencën e pagesave për ish-të përndjekurit politikë, por nga ana tjetër do të përmbushin edhe një detyrim moral që kemi ndaj kësaj kategorie, si dhe familjarëve të tyre.
DEKLARATË PËR MEDIA
Për pagesat e dëmshpërblimeve për ish të dënuarit politik nga regjimi komunist
Sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, miratuam një ndryshim të rëndësishëm në VKM 419, që lidhet me dëmshpërblimin për ish - të dënuarit politik të regjimit komunist.
Më konkretisht, Ministria e Financave propozon që:
Heqjen e kufizimit për ndarjen e dëmshpërblimit në tetë këste të barabarta.
Të gjitha dosjet me vlerë të mbetur për t’u paguar deri në 1 milion lekë të likujdohen brenda këstit të radhës.
Me këto ndryshime brenda një afati 4-5 vjeçar, parashikohet të paguhen plotesisht rreth 6,000 dosje nga 10,360 që janë në total, në proces pagese.
Ky ndryshim parashikohet të shoqërohet me një sërë efektesh pozitive:
Përshpejtim të ndjeshëm në kohë të procesit, ku intervali mes kësteve reduktohet në rreth 2–2.5 vite nga 3.5–4 vite aktualisht
Rritje të fondit vjetor për dëmshpërblime. Aktualisht ky fond është rreth 1.5 miliardë lekë.
Ky vendim synon jo vetëm rritjen e eficiencës së pagesave, por mbi të gjitha përmbushjen e një detyrimi moral ndaj familjeve të të gjithë personave që kanë vuajtur në mënyrë të padrejtë nga regjimi i kaluar.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës përfshin arin në portofolin e rezervave për herë të parë
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka shënuar një moment historik në zhvillimin e aseteve zyrtare rezervë të Republikës së Kosovës, me përfshirjen......
Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, Presidenti Begaj takim me Granoff: Projektet tuaja modele suksesi
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim Kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, z. Michael......
Programi i Vetëpunësimit, shpallet thirrja për 2026, ministrja Ibrahimaj: Aplikoni, aplikoni, aplikoni!
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi shpalljen e thirrjes për vitin 2026 të Programit të Vetëpunësimit, një nga instrumentet......
“Konflikti në Lindjen e Mesme, efekte kalimtare në ekonomi”, Sejko: Kujdes për pasiguritë e së ardhmes
Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, duke konfirmuar një qëndrim të kujdesshëm të politikës monetare në kushtet e......
Shkollat profesionale, bashkëpunim me biznesin - Xibraku: Profilet hartohen bazuar tek kërkesat e tregut, interes i lartë
Dinamika e tregut të punës vitet e fundit po ndryshon me ritme të shpejta, gjë që ka ndryshuar edhe orientimin e të rinjve dhe qasjen e tyre në......
A janë gati strukturat turistike për kontrollet tatimore? - Sinojmeri: Duhet të jenë në sinkron me ligjet e shtetit shqiptar
Strukturat turistike në vend po përballen me një fazë të re kontrollesh nga administrata tatimore. Drejtoria e Tatimeve ka prezantuar një plan sektorial për......
Qeveria, marrëveshje me AADF për arsimin - Rama: Standard ekselence nga Cambridge
Ministrisë së Arsimit ka nënshkruar një marrëveshje me Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për modernizimin e sistemeve të vlerësimit në Agjencinë e......
Sa po kushton të zbulosh rivierën shqiptare? Çmimet rriten lehtë, por vendi mbetet ndër destinacionet më ekonomike në rajon
Eksplorimi i natyrës dhe bukurisë shqiptare po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga arsyet kryesore pse turistët vendas dhe të huaj zgjedhin Shqipërinë si......


