Ndryshon buxheti i shtetit për herë të parë - 10 milionë euro shtesë për Korporatën e Investimeve Shqiptare
Qeveria ka ndryshuar buxhetin e shtetit për këtë vit për herë të parë. Përmes një akti normativ të publikuar në Fletoren Zyrtare, Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i është shtuar një fond prej 1 miliardë lekësh apo 10 milionë eurosh në formën e transfertës kapitale për Korporatën e Investimeve Shqiptare, si aksionar i vetëm i këtij institucioni, me qëllim pjesëmarrjen e qeverisë shqiptare, të përfaqësuar nga Korporata e Investimeve Shqiptare, në startup-in “Thinking Machines Lab”.
Referuar relacionit që shoqëron këtë akt normativ, ky efekt financiar në buxhet do të mbulohet nga rritja në të njëjtën masë prej 1 miliardë lekësh e të ardhurave jo tatimore në zërin “të ardhura nga tjetërsimi i pasurive të konfiskuara”.
Në relacion argumentohet se referuar shkresës së Ministrisë së Ekonomisë, ky startup është një nga projektet më inovative në nivel global në fushën e inteligjencës artificiale, me potencial të madh për avancimin teknologjik dhe të ardhura ekonomike për vendin, duke ofruar përfitime strategjike për Shqipërinë në tërësi, ku përveç ndikimit ekonomik të drejtpërdrejtë, ky partneritet do të rrisë pozicionin e vendit në komunitetin global teknologjik, duke treguar angazhimin e vendit, për të mbështetur teknologjitë inovative dhe hulumtimin e avancuar. Po ashtu, argumentohet se kjo do të tërheqë investitorë ndërkombëtare dhe do ta pozicionojë Shqipërinë si një qendër për kërkimin dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale (AI), një bashkëpunim që do të shërbejë edhe si mundësi marketingu global për vendin tonë.
Akti normativ vepron me fuqinë e ligjit për një periudhë kohe, maksimalisht 45 ditore.
Ndërkohë që është depozituar për miratim edhe në Parlament.
Sondazh

Transporti, sektori me “boom” të kredisë - BSH: Shënoi rritjen më të lartë në mars. Bizneset në tregti, më të financuarat nga bankat
Bankat kanë vijuar të mbështesin me financim aktivitetin tregtar të bizneseve private edhe gjatë muajit mars. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re për......

PS drejt mandatit të katërt me 82 deputetë - Numërohen 95% e kutive brenda vendit, mbyllen zyrtarisht 6 qarqe
Partia Socialiste po shkon drejt mandatit të katërt qeverisës, me rreth 52% të votave dhe 82 mandate të sigurar në rang vendi nga votat e numëruara deri në......

BERZH ul perspektivën ekonomike rajonale - Tarifat, pasiguria globale dhe inflacioni i lartë, shkaktarët kryesorë
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e uli parashikimin e saj ekonomik rajonal për këtë vit me 0.2% në raportin e fundit, krahasuar me......

Përfundon numërimi në qarkun e Korçës: Partia Socialiste fiton me 54,33% të votave!
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka përfunduar edhe në qarkun e Korçës. Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni......

Meloni dhe Mitsotakis angazhohen për pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE!
“Italia dhe Greqia ndajnë rrugën e pranimit të Ballkanit Perëndimor në Europë si një angazhim i zakonshëm që ne do të ritheksojmë në ditët e ardhshme në......

“Turizmi dhe ndërtimi udhëhoqën ekonominë” - BERZH: Rritja e Shqipërisë 4% në 2024. Cilat janë rreziqet që parashikohen në vijim?
Rritja ekonomike në Shqipëri në vitin 2024 ishte 4 për qind, e mbështetur nga lulëzimi i sektorit të shërbimeve veçanërisht turizmit dhe ndërtimit, ndërsa e......

“Festivali Kombëtar i Sipërmarrjes” - Junior Achievement of Albania
Këtë të enjte dhe të premte, në datat 8-9 Maj 2025, tek Piramida e Tiranës dhe Innovation Hub Junior Achievement of Albania organizoi edicionin e 13të të GEN......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? Luhatje të vlerës për Dollarin, Paundin e Frangën!
Dollari amerikan e ka nisur këtë ditë në vlera jo të qëndrueshme duke pësuar lëvizje të tyre në raport me një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me......