‘Ndryshon antikorrupsioni’, Qeveria emëron drejtorin e ri të DPAK
Me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave Insidor Rexhepi është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit. Juristi Rexhepi do të jetë drejtuesi i parë i kësaj strukture qeveritare, ngritja e të cilës u miratua po nga qeveria në fund të qershorit të këtij viti. Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit, ka për mision të sigurojë parandalimin e goditjen e korrupsionit në institucionet e administratës shtetërore/entet publike/shoqëritë tregtare me kapital shtetëror. DPAK do të kryejë hetime administrative, për rastet e dyshuara si praktika abuzive ose korruptive. Një ndër detyrat e saj është ‘kryerja e hetimit administrativ në kuadër të denoncimeve ose ankesave për praktika abuzive, korruptive apo arbitrare për zbatimin e ligjshmërisë, si dhe identifikimin e punonjësve të institucioneve ku DPAK-ja shtrin aktivitetin, të cilët, me veprime apo mosveprime, kanë kryer shkelje të akteve ligjore/nënligjore në fuqi’, thuhej në vendimin e qeverisë të 26 qershorit 2024.
Në rastet e hetimeve të thelluara, mund të kërkojë dhe ndihmën e ekspertëve vendas dhe të jashtëm të cilët duhet të ruajnë sekretin hetimor. Drejtori i kësaj njësie të re është në varësi të ministrit përgjegjës për antikorrupsionin, në rolin e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit. Ai përgjigjet para tij dhe kryeministrit.
VE N D I M
PËR
EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË ANTIKORRUPSIONIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të kreut III, të vendimit nr.436, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin e funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Insidor Rexhepi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.
2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
https://www.kryeministria.al/newsroom/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-20-nentor-2024/
Sondazh

Pse titanët e kapitalit të Europës mbeten pas 7 gjigandëve të SHBA-së?
Aksionet europiane me mega-cap (aksione me një kapitalizim ose vlerë tregu mbi 200 miliardë dollarë) vazhdojnë të luftojnë për të mbajtur ritmin me......

Investimet në rrjetin energjitik/ Ibrahimi: Vitin e ardhshëm do përqëndrohemi në zonat turistike
Në 10 mujorin e parë të këtij viti, të dhënat nga OSHEE tregojnë se niveli i humbjeve në rrjetin energjitik ka rënë në 17.27%. Drejtori i Departamentit të......

Aksionet europiane bien në nivelin më të ulët në 3 muaj në mesin e shqetësimeve gjeopolitike!
Tregjet e aksioneve europiane arritën nivelin më të ulët në tre muaj, të nxitura nga një shitje me bazë të gjerë pas sulmit të paprecedentë të Ukrainës në......

Pse Europa po përballet me një krizë të rëndë të prodhimit të drithërave?!
Europa po përballet me një krizë të rëndë të prodhimit të drithërave, e përkeqësuar nga kushtet e pafavorshme të motit, kostot e larta të prodhimit me çmime......

Grindja tregtare BE-SHBA: KE synon një listë të re produktesh amerikane për tarifa hakmarrëse importi!
Komisioni Europian po përgatit një listë të produkteve amerikane për të vendosur tarifa hakmarrëse importi në një grindje të vazhdueshme tregtare mbi......

Begaj nis konsultat për datën e zgjedhjeve - Takime me partitë politike, Presidenti: Proces i rëndësishëm
Presidenti Bajram Begaj ka nisur një proces konsultimi me partitë politike për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme që do të zhvillohen vitin e......

Banka e Shqipërisë miraton Strategjinë Afatmesme të Zhvillimit - Përcaktohen objektivat/ Nga politika monetare, te emisionet e parasë
Këshilli Mbikëqyrës miratoi Strategjinë Afatmesme të Zhvillimit të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2025-2027, si dhe buxhetin për vitin 2025. Strategjia......

Premtimet e Trump dhe Musk për shkurtime masive - Punonjësit federalë shpresojnë të shpëtojnë vendin e punës
Mbi 2 milionë punonjës civilë federalë në SHBA po kërkojnë të mbrohen nga premtimi i Donald Trump dhe Elon Musk për të ulur kostot buxhetore duke shkurtuar......