Shqipëria Postuar më 10 Shkurt 2025, 12:42

Ndryshojnë rregullat për transportin e mallrave në BE - Nga 1 Prilli 2025, detyrim i ri për operatorët ekonomikë

Nga Elisabeta Dosku

Ndryshojnë rregullat për transportin e mallrave në BE - Nga 1

Duke filluar nga data 1 Prill 2025, transportuesit rrugorë dhe hekurudhorë do të duhet të ofrojnë të dhëna për mallrat e dërguara në BE, ose kalimin tranzit përmes BE-së, përpara mbërritjes së tyre, nëpërmjet një Deklarate Përmbledhëse të Hyrjes (ENS) të plotë.

Ky detyrim është i vlefshëm  gjithashtu edhe për transportuesit postarë dhe postat e shpejta, që transportojnë mallra duke përdorur këto mënyra transporti, si dhe për palët e tjera, siç janë kompanitë e logjistikës. Në rrethana të caktuara, marrësit përfundimtarë të mallrave, të vendosur në BE, do të duhet gjithashtu të depozitojnë Deklaratën Përmbledhëse të Hyrjes (ENS) në sistemin ICS2.

Sistemi i Kontrollit të Importit 2 (ICS2) i Bashkimit Europian u mundëson autoriteteve doganore të vlerësojnë më mirë rreziqet që lidhen me mallrat që hyjnë në BE, duke mundësuar paraqitjen e të dhënave të sakta dhe të plota për mallrat nëpërmjet depozitimit të Deklaratës Përmbledhëse të Hyrjes (ENS) përpara mbërritjes, duke përmirësuar kështu aftësinë e BE-së për të parandaluar dhe luftuar kundërvajtjet doganore si dhe duke siguruar një mjedis tregtar më të sigurt.

Sistemi ICS2 synon të rrisë sigurinë e mallrave që hyjnë në BE duke aplikuar një procedurë doganore të standardizuar, para mbërritjes së mallrave, për të gjitha mënyrat e transportit, përfshirë tansportin rrugor dhe atë hekurudhor, krahas rregullave ekzistuese për transportin ajror, detar dhe atë ujor të brendshëm.

Operatorët ekonomikë të pajisur me numër EORI në vendet e BE, që nuk janë gati deri në këtë datë, duhet të kontaktojnë Zyrën e Shërbimit Kombëtar të Shtetit Anëtar të BE-së (Autoriteti Kombëtar Doganor) ku janë regjistruar dhe kanë marrë numrin e tyre EORI, për të kërkuar një afat kohor për implementimin e versionit të ri të sistemit (ICS2) deri më 1 Mars 2025. Ky afat kohor u jepet atyre vetëm sipas kërkesës.

Operatorët ekonomikë do të duhet gjithashtu të kryejnë me sukses një test të vetë përputhshmërisë përpara se të lidhen me sistemin ICS2, për të verifikuar aftësinë e tyre për të hyrë dhe shkëmbyer mesazhe me autoritetet doganore.

Mospërmbushja në kohë e kërkesave të sistemit ICS2 mund të sjellë si pasojë ndalimin e mallrave në kufijtë e BE-së dhe moszbatimin e formaliteteve doganore nga ana e autoriteteve doganore të BE.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat