Ndryshojnë procedurat për lejet e ndërtimit - Rregulla të reja, zgjaten afatet për objektet e papërfunduara

Hyjnë në fuqi në Fletoren Zyrtare, ndryshimet e reja që Qeveria i ka bërë Rregullores së Zhvillimit të Territorit. Ndryshimet prekin procedurat e lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit, investimet publike, projektet në kompetencë të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU), si dhe trajtimin e objekteve që kanë mbetur të papërfunduara për vite me radhë.
Një nga elementët më të rëndësishëm të ndryshimeve lidhet me trajtimin e ndërtimeve që kanë mbetur të papërfunduara për më shumë se pesë vjet. Sipas vendimit të ri, zhvilluesit e këtyre projekteve do të kenë mundësi të kërkojnë shtyrje të afatit të lejeve të ndërtimit dhe të riaktivizojnë projektet e bllokuara, me kusht që të paraqesin dokumentacionin e kërkuar dhe të paguajnë detyrimet përkatëse.
Sipas rregullores, është parashikuar një periudhë 24-mujore për paraqitjen e këtyre kërkesave. Në rast se subjektet nuk aplikojnë brenda afateve të përcaktuara, objektet mund t’i nënshtrohen procedurave të konfiskimit sipas legjislacionit në fuqi.
Ndryshimet forcojnë gjithashtu kompetencat e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit. Për projektet që janë në juridiksionin e këtij institucioni, KKTU do të jetë autoriteti përgjegjës për ndryshimet e projekteve gjatë fazës së ndërtimit.
Gjithashtu theksohet, mundësia që KKTU të kërkojë përfshirjen e funksioneve publike brenda projekteve të mëdha zhvillimore. Në vendim përcaktohet se mund të kërkohen ndryshime në projektet e paraqitura për të krijuar hapësira apo shërbime publike si kopshte, shkolla, qendra shëndetësore, ambiente postare apo struktura të tjera me interes publik.
Ndryshime janë bërë edhe në procedurat e transferimit të lejeve të ndërtimit. Sipas rregullave të reja, ndryshimi i subjektit zhvillues do të lejohet vetëm pasi projekti të ketë kaluar të ashtuquajturën kuota zero.
Po kështu është hequr kushti që leja e ndërtimit të varej nga ekzistenca paraprake e infrastrukturës kryesore dhe dytësore në zonën ku zhvillohet projekti. Ky ndryshim konsiderohet si një lehtësim procedural që mund të përshpejtojë nisjen e investimeve të reja.
Vendimi sjell rregulla të reja edhe për regjistrimin e njësive të brendshme të ndërtesave. Tashmë projektet e miratuara duhet të evidentojnë në mënyrë të detajuar apartamentet, zyrat, njësitë tregtare dhe hapësirat e tjera të brendshme. Këto të dhëna do të shërbejnë si bazë për regjistrimin në Kadastër dhe për procedurat noteriale.
Një tjetër element i ri është futja e “certifikatës së karabinasë”, dokument që do të lëshohet pasi të përfundojë struktura bazë e objektit. Kjo certifikatë synon të formalizojë fazën e karabinasë dhe të krijojë më shumë siguri juridike për zhvilluesit dhe investitorët.
Ndërkohë, për projektet shtetërore në zona ku nuk ka përfunduar regjistrimi fillestar i pronave, institucionet publike do të mund të vijojnë procedurat duke paraqitur deklarata përgjegjësie ose dokumentacion për proceset e shpronësimit në zhvillim.
Kursi i këmbimit/ Dobësohet Dollari amerikan. Paundi fiton sërish pikë
Dollari amerikan ka regjistruar sot një zbritje të lehtë të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë mëngjesin e kësaj të marte me 81.4 lekë dhe......
Franca tërheq 93 mld euro investime të huaja - Gjysma e kësaj shume, për qendrat e të dhënave të SoftBank
Kompanitë e huaja janë zotuar të investojnë 93 miliardë euro në Francë, ku gjysma e tyre do të investohet nga një fond i mbështetur nga SoftBank për......
5 sektorët më të subvencionuar të industrisë globale - Raporti i OECD: Prodhimi i paneleve diellore, gjysmëpërçuesit, alumini, çeliku
Subvencionet qeveritare për industrinë kanë arritur nivelin e tyre më të lartë që nga kriza financiare globale, sipas një raporti të Organizatës për......
100 mld euro për energjinë në BE, të bllokuara - Pse evropianët po presin me vite për energji të pastër?
Më shumë se 100 miliardë euro të burimeve të rinovueshme kanë ngecur në rrjetin e vjetëruar të energjisë së Evropës, pasi komunitetet në të gjithë......
Greqia e Italia, “kampionë” në Vizën e Artë - Nivel historik i lartë në migrimin e pasurisë
Greqia dhe Italia po shfaqen si destinacionet kryesore globale për programet e investimeve të Vizës së Artë në vitin 2026 , sipas Economist. Trendi i ri......
Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve/ 5 studio arkitekturore prezantojnë projektet
Pesë studio ndërkombëtare arkitekturore po prezantojnë projektet për rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve. I pranishëm në konkursin ndërkombëtar,......
Turi ballkanik, kryeministri Edi Rama do të mikpresë nesër Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa
Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije se Kryeministri Rama do të mikpresë të martën më 2 qershor 2026, Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio......
Lehtësi për bizneset, doganat miratojnë udhëzimin për garancinë globale për gjithë operatorët ekonomikë
Në vijim të procedurave lehtësuese për bizneset, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, ka miratuar Manualin Udhëzues “Mbi Procedurat Standarde të......



