Shqipëria Postuar më 18 Qershor 2025, 16:17

“Ndryshimet në sektorin energjetik, në Kuvend” - Muçaj: Tranzicioni i gjelbër, do të arrihet brenda vitit 2030

Nga Alida Lula

“Ndryshimet në sektorin energjetik, në Kuvend” -

“Tranzicioni i gjelbër do të arrihet në objektivin e përcaktuar, brenda vitit 2030”. Kështu ka thënë në emisionin GDP në SCAN TV, Enkelejda Muçaj, Zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pjesë e grupit negociator të integrimit, duke nënvizuar edhe përfitimet ekonomike dhe mjedisore që do të ketë Shqipëria. Muçaj ka theksuar rëndësinë e rrjetit ndërlidhës multimodal, por dhe përmbushjen e objektivave dhe fuqizimin e ekonomisë dhe përmbushjen e standardeve të “Agjendës së Gjelbër”

“Janë standard që ne na përafrojnw me tregun rajonal dhe më gjerë me atë europian. Kjo do të thotë që Shqipëria është e ndërlidhur, jo vetëm sot, është pjesë e rrjetit thelbësor në fushën e hekurudhës dhe të rrugëve për Korridorin VIII, por po kryhen investime të jashtëzakonshme në Korridorin Mediteran, që ndërlidh Europën qendrore me Greqinë. Politikat shqiptare kanë qënë dhe mbeten të koordinuara dhe të harmonizuara me ato të BE-së, por tashmë është e sigurt se çështja e konektivitetit, legjislacionit dhe politikave të brendshme, fuqizojnë në mënyrë të qartë, jo vetëm standardet teknike, por dhe mënyrën se si ne do të operojmë me investimet, ku do të investohet, pra që të ketë efikasitet të fondeve publike në mënyrë që të fuqizohen të gjitha ato elementw që kanë të bëjnë me ekonominë e përbashkët europiane.  Jemi të vendosur qartësisht në një drejtim, duam që sistemet e transportit në Shqipëri të jenë multimodale, pra të kenë mundësi të përdoren të gjitha llojet e trasnportit. Dhe meqënëse flasim për hekurudhat, kemi të bëjmë me tranzicionin e gjelbër, në mënyrë të qartë dhe të vendosur, Shqipëria do të elektrifikojë të gjitha hekurudhat e veta dhe do t’i ndërtojë ato në përputhje me standardet europiane. Tashmë përfitimi, në rehabilitimin e linjave tona hekurudhore kryesore: Vorë- Hani i Hotit, Tiranë -Durrës, Durrës- Rrogozhinë dhe më pas në QafëThanë, ne tashmë këmi përfituar vetëm për njërin prej investimeve Vorë-Hani i Hotit, 33% grant nga BE, që tregon pikërisht një nga benefitet që në fakt është vetëm një nga fillimet e veta dhe do të vijojë më tej, e kur flaism për hekurudhë të elektrifikuar, kemi folur jo vetëm për eficensë dhe efektivitet në transport, por kemi siguruar një mundësi të jashtëzakonshme për një zhdërvjelltësi ekonomike dhe të arrijmë objektivin. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, ka qënë një promotore e shkëlqyer ë një lëvizje, e cila ka sjellë një diferencim të jashtëzakonshëm  për atë që është fryma, qëllimi dhe objektivi i qeverisë shqipatare për vitin 2030, që është diversifikimi i burimeve të energjisë së rinovueshme në Shqipëri. Ne sot prodhojmë 95% të kapaciteteve që kemi në energji të rinovueshme. Në këtë kuptim, duam ta forcojmë më tej, të rrisim jo vetëm prodhimin, çka do të thotë të gjitha ato njësi që prodhojnë energji të rinoveshme në vend, por sidomos të zgjerojnë dhe kategorinë e atyre subjekteve, të cilët mund të prodhojnë energji në Shqipëri” – ka thënë Muçaj.

Duke u ndalur tek projektet kryesore në infrastrukturë dhe ato që janë duke u zbatuar në energjinë e rinovueshme, Muçaj ka thënë në “GDP” se në Kuvend, do të prezantohen ndyshimet në sektorin energjetik dhe risitë e paketës.

“Shumë shpejt do të jemi në Kuvend për të sjellë ndryshimet në sektorin për energjinë elektrike, që janë risi, një paketë e cila është gjithnjë e më e lëvizshme për të promovuar të gjitha burimet, për të rritur të gjitha njësitë e prodhimit, por dhe sasinë, kjo në hramoni të plotë me sistemin e transmetimit, shpërndarjes dhe ku digjitalizimi i tyre, ndërlidhja dhe konektiviteti, rrjetet e konjeksionit me të gjitha vendet kufitare të Shqipërisë, për të krijuar një treg, i cili është transparent, i decentralizuar dhe funksionon në një mënyrë, e cila ndërkohë ndjek kërkesën dhe plotëson po ashtu nevojat, ka ofertën, por ndjek dhe kërkesën, një balancë që bëhet gjithnjë e më ekonomike. Mund të them dhe se pjesa e fondeve që ne do të mund të përfitojmë, n.q.s do të ketë një përshpejtim të detyrave dhe planit me komisionin për parafrimin në BE, Shqipëria do të ketë akses në fondet strukturore dhe ato të kohezionit, të cilat kanë qënë baza e zhvillimit të gjithë atyre vendeve, të cilat kanë patur këtë lloj aspirate, e në fund kanë qënë anëtare” – ka thënë Muçaj.

Gjithashtu, zv.minitrja e MIE Muçaj, e pyetur për pr.ligj mbi rinovimin e rreth 8200 ndërtesave publike, e ka cilësuar një hap drejt përmbushjes së objektivave klimatike dhe energjetike të vendit.

“Çdo ndërtesë e re në repoblikën e Shqipërisë, duke filluar nga viti 2026, do të duhet të sigurojë, që të ketë parametra, të sigurojnë standard, dhe duke reduktuar emetimet e gazrave serrë, ky është nga ato ligje që në kuadrin e eficensës së energjisë, tregon një tjetër angazhim të qartë të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë” – shton zëvendësministrja Muçaj.

Shqipëria ka marrë dritën jeshile nga Bashkimi Evropian për të nisur negociatat për grup-kapitullin 4, që përfshin tematikat e Agjendës së Gjelbër dhe Ndërlidhjes së Qëndrueshme. Ky grupkapitull, është cilësuar si një ndër më të rëndësishmit duke sjellë edhe përfitim të madh ekonomik.



Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat