Shqipëria Postuar më 12 Mars 2025, 17:22

Ndryshime në Ministrinë e Financave-Lirohet nga detyra zv.ministrja Xhemali, emërohet Erjona Beleri

Nga SCAN TV

Ndryshime në Ministrinë e Financave-Lirohet nga detyra zv.ministrja

Në mbledhjen e sotme në Këshillit të Ministrave, qeveria ka liruar nga detyra zëvendësministren e Financave, Adela Xhemalin, e cila e mbante këtë post që prej shkurtit të vitit 2020.

Në vend të saj është emëruar Erjona Beleri. 

Vendimi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Znj. Erjona Bejleri emërohet zëvendësministër i Financave.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Znj. Adela Xhemali, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat