Shqipëria Postuar më 5 Nëntor 2025, 17:39

Ndryshime në Ministrinë e Ekonomisë dhe Arsimit/ Lirohen nga detyra Armela Baka dhe Endrit Hoxha, emërohen zëvendësuesit e rinj

Nga Scan TV

Ndryshime në Ministrinë e Ekonomisë dhe Arsimit/ Lirohen nga

Këshilli i Ministrave ka vendosur disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Nga detyra është liruar zëvendësministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Sokol Duma, ndërsa në vend të tij është emëruar Martin Kajo. Ndërkohë, Armela Baka është emëruar zëvendësministre e Arsimit, duke zëvendësuar në këtë detyrë Endrit Hoxhën.

Vendimet e Këshillit të Ministrave:

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat