Shqipëria Postuar më 15 Prill 2026, 12:24

Ndryshime në ligjin për shtetësinë - Balla: Pasaporta mund të merret nga individë me kontribut

Nga Fabjona Pasho

Ndryshime në ligjin për shtetësinë - Balla: Pasaporta mund

Komisioni parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në ligjin "Për Shtetësinë".

Nismëtari i këtij drafti, Taulant Balla, në fjalën e tij tha se ndryshimet synohen në nenin 9, I cili riformulohet si “Natyralizimi për interes shtetëror”, duke saktësuar se shtetësia mund të jepet edhe jashtë kushteve standarde, kur vlerësohet se individi ka një rol të veçantë dhe krijon lidhje të qëndrueshme me Shqipërinë..

“Synon që të lehtësojë disa problematika që kanë lindur gjatë zbatimit të ligjit për shtetësinë.Shqipëria është ratifikuese e Konventës Europiane për Shtetësinë, aplikojmë të njëjtat standarde.

Ligj aktual ka vetëm dhënien e interest kur shteti ka interes, kemi parashikuar shtetësia për interes kombëtar.

Projektligji sjell ndryshimet e domosdoshme në nenin 9, për riformulimin e nenit, duke shmangur disa pasaktësi konceptuale”, tha Balla.

Ndërkaq, relatori Ervin Hoxha  tha se ndryshimet janë të domosdoshme pasi shpesh janë hasur vështirësi në dhënien e shtetësisë.

Deputetja Klodiana Spahiu tha se ky ndryshim ligjor është tepër I domosdoshëm dhe vjen pikërisht në momentin e duhur, që diskutohet me dhe për diasporën shqiptare.

Shqipëria 15 Prill Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan pas rënies së ndjeshme që pësoi ditën e djeshme duket se ka rikuperuar disi në raport me monedhën vendase teksa është blerë sot me 80.7 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat