Ndriçues me materiale të ricikluara - Studentët e Arkitekturës krijojnë objekte arti

Studentët e fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës së Universitetit Politeknik të Tiranës, por jo vetëm, edhe studentë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, kanë marrë pjesë në një sfidë krijuese, për të ndërtuar një ndriçues urban, i cili të jetë objekt arti dhe funksioni, por duke përdorur materiale të ricikluara.
Armand Vokshi, Dekan i Fakutltetit të Arkitekturës dhe Urbanisitkës:
“Qëllimi kryesor ka qenë i studentëve, i qytetarëve, i fakulteteve të ndryshme, për temën e riciklimit, e cila sot e kësaj dite, është një temë mjaft akute.”
Vit pas viti, iniciativa të ngjajshme plotësojnë mozaikun e ideve dhe kreativitetit nga të rinjtë.
Joana Korimi, Drejtoreshë Marketingu Acrem:
“Në fakt teksa po vija sot këtu, në mendje më kaloi një reflektim i thjeshtë, që jeta është vërtetë e bukur kur ka dritë. Dhe krijimet tuaja këtu, kanë sjellë dritë. Dhe na tregojnë që riciklimi nuk është thjesht në proces, por është progress.”
Ky konkurs konsiderohet ndërkombëtar mes studentëve shqiptarë, kjo nga pjesëmarrja dhe interesi i studentëve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Florian Nepravishta, Zëvendës Dekan:
“Kursi ka arritur qëllimin e vet, dhe shohim goxha punë interesante. Kështu që ishte e vështirë, për të vlerësuar një mori punësh, të cilët kanë riciklimin në bazë. Por në vetvete, secila nga punët kishte një parje në këndvështrimin e secilit grup.”
Kjo iniciativë vjen falë bashkëpunimit të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit Politeknik të Tiranës, programit B4Studentes, TEG dhe me mbështetjen e Fondacionit Mane, si pjesë e angazhimit të tyre për të mbështetur edukimin, krijimtarinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në vendin tonë.
Publiku pati mundësinë të votonte veprën e preferuar në mjediset e TEG-ut, nëpërmjet një QR code, të vendosur tek secila prej veprave. Votat e marra, përfaqësuan 30% të vlerësimit final, duke e bërë që edhe publiku të ishte pjesë aktive e këtij projekti.
Bonot 12-mujore, në “rënie të lirë” - Yield-i mesatar i ponderuar arrin në 2.54%. Interes i lartë nga investitorët
Norma mesatare e interesit të bonove të thesarit me maturim 12-mujor ka regjistruar një rënie. Në ankandin e fundit, yeld-i mesatar i ponderuar zbriti në......
“Rritje taksash dhe shkurtim shpenzimesh” - Britania paralajmëron masat e reja për të përballuar sfidat ekonomike
Ministrja e Financave në Britaninë e Madhe, Rachel Reeves, pranoi se po shqyrtohen rritje taksash dhe prerje shpenzimesh në buxhetin e ardhshëm. Kjo tregon......
Shqipëria humbet terren në tregun e kriptovalutave/ Raporti i Chainalysis 2025: Renditemi në vend të 111-të, nga 151 shtete në total
Raporti i Chainalysis mbi gjeografinë e kriptovalutave 2025, përmban një indeks, që mat adoptimin e kriptovalutave në 151 shtete të botës. Por, ku renditet......
Çelen mbi 4700 biznese të reja në 3 muaj - 11,461 aplikime online në QKB vetëm në Shtator
1483 biznese të reja janë hapur vetëm gjatë muajit Shtator në të gjithë vendin, duke ndjekur trendin e dy muajve të kulmit të sezonit turistik. Të dhënat......
Rikonstruksion rrjetit elektrik në Tiranë - OSSH hap tenderin 198.9 mln lekë për përmirësimin e cilësisë së energjisë
Drejtoria Rajonale e OSSH Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për rikonstruksionin e kabinave 20 kv të n/stacioneve Kashar, Qendër, Selitë, Farkë. E ndërsa......
Von der Leyen: Mbi 100 mln euro investime në Serbi - Presidenti Vuçiç i kërkon BE-së përjashtim nga tarifat e çelikut
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një angazhim strategjik dhe prioritet i politikës së jashtme të......
“Ulje e tarifave të thirrjeve celulare dhe investim në 5G” - Kostot e terminimit, sipas metodologjisë së BE. Kuvendi, 11 rekomandime për AKEP
Ulje e tarifave të terminimit të thirrjeve dhe më shumë investime në rrjetin 5G. Kuvendi i Shqipërisë i ka rekomanduar Autoritetit të Komunikimeve......
Regjistër digjital për bagëtitë në Shqipëri - Urdhri/ Rregulla të reja për regjistrimin dhe gjurmueshmërinë
Shqipëria do të ketë një regjistër digjital për kafshët që mbarështohen në territorin e vendit. Urdhri i Ministrisë së Bujqësisë i botuar në Fletoren......





