Ndriçimi e gjelbërimi në autostradën Tiranë-Durrës/ Shpallet kompania fituese, oferta rreth 31% më e ulët se fondi limit

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e tenderit për plotësimin e punimeve dhe përmirësimin estetik të autostradës Tiranë – Durrës, në segmentin nga sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit. Kontrata i është dhënë bashkimit të kompanive “Fusha”, “Udha” dhe “Taulant” shpk, që kanë paraqitur ofertën me vlerë 908.4 mln lekë apo rreth 31% më të ulët se fondi limit prej 1.3 mld lekësh.
Kontrata synon përfundimin e punimeve dhe përmirësimin estetik të segmentit të zgjeruar të autostradës Tiranë – Durrës, nga sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit, pjesë e së cilës është hapur tashmë për qarkullim, ndërsa në seksione të tjera vijojnë ende punimet.
Sipas dokumenteve të tenderit, ndërhyrjet do të fokusohen kryesisht në gjelbërimin përgjatë autostradës, përmes sistemimit të sipërfaqeve ekzistuese dhe krijimit të hapësirave të reja të gjelbra, si dhe mbjelljes së pemëve dhe shkurreve dekorative në trafikndarës dhe anët e rrugës.
Po ashtu, projekti përfshin edhe ndërtimin e 6 mbikalimeve përgjatë aksit. Ata do të ndërtohen në afërsi të zonës së Veko Group, pranë Universitetit Polis, pas QTU-së dhe urës së Lumit Lana, në drejtim të Brunes, pranë FedEx Albania dhe në afërsi të pikës së karburantit Kastrati. Sipas ARRSH-së, mbikalimet do të përmirësojnë aksesin në zonat përreth, përfshirë edhe fshatin Yrshek.
Një tjetër komponent i rëndësishëm i kontratës lidhet me përmirësimin e ndriçimit rrugor dhe elementeve të sigurisë. Në raportin teknik është parashikuar instalimi i ndriçuesve LED me efikasitet të lartë dhe jetëgjatësi deri në 100 mijë orë, si dhe vendosja e shtyllave të reja të ndriçimit përgjatë gjithë segmentit.
Përveç gjelbërimit dhe ndriçimit, kontrata përfshin edhe veshjen dekorative të mureve të nënkalimeve në zonën e ish-Sheshit Shqiponja, si dhe riveshjen e shtresave asfaltike në segmentet e amortizuara, të cilat sipas dokumenteve nuk kanë pësuar ndërhyrje prej më shumë se një dekade.
Gjithnjë e më shumë biznese drejt tregjeve të huaja/ Ndërmarrjet mikro mbizotërojnë, peshën kryesore e mbajnë kompanitë e mëdha
Numri i ndërmarrjeve shqiptare që eksportojnë dhe importojnë mallra ka shënuar rritje gjatë vitit 2025, duke reflektuar një zgjerim të aktivitetit të biznesit......
Rritja e pagave në eurozonë do të përshpejtohet/ BQE vlerëson një normë vjetore prej 2.7% në tremujorin e parë 2027
Rritja e pagave në zonën e euros pritet të përshpejtohet deri në fillim të vitit 2027, megjithëse do të mbetet shumë poshtë niveleve maksimale të mëparshme,......
“Buxheti i BE ka nevojë për shkurtime drastike”/ Merz: E papranueshme që institucionet të shtojnë 2,500 vende të reja pune
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, shprehet se propozimi fillestar i Komisionit Europian për buxhetin e BE-së prej gati 2 trilionë eurosh, duhet të......
OPEC+, drejt pezullimit të rritjes së prodhimit/ Vendimmarrja për 2027, në varësi të furnizimit nga Ngushtica e Hormuzit
OPEC+, që përbëhet nga vendet anëtare të OPEC dhe aleatët e tjerë me në krye Rusinë, me shumë mundësi do të ndalojë rritjen e prodhimit duke nisur nga......
Evropa, viti më i keq për zjarret në pyje/ Zonat e djegura arrijnë sipërfaqen e Luksemburgut
Spanja është vendi i BE-së që është goditur më rëndë nga zjarret e këtij viti, duke regjistruar pjesën më të lartë të tokës së djegur në Evropë në krahasim......
BE ndryshon rregullat e ndihmës shtetërore/ Mbështetje për bizneset dhe industritë në vështirësi
Komisioni Evropian po rishikon kuadrin rregullator për ndihmën shtetërore, që synon shpëtimin dhe ristrukturimin e kompanive në vështirësi. Kjo iniciativë......
Më shumë të rinj punojnë me kontrata të përkohshme/ Meshkujt dhe personat me arsim të ulët janë më të prekurit
Tregu i punës në Shqipëri po shfaq një prirje gjithnjë e më të dukshme drejt punësimit me kontrata të përkohshme, veçanërisht për të rinjtë që sapo hyjnë në......
Karakaçi inspekton punimet e bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike për lidhjen e korridoreve kombëtare
Bypass-i i Tiranës është një tjetër projekt i rëndësishëm infrastrukturor për të cilin ka nisur puna në terren në dy fazat e para. Kjo vepër ka një gjatësi......

