“Ndotja e ajrit në Tiranë, tej normave” - Bejko: Tejkalim i 4 ndotësve në 10, nga 12 stacione monitorimi
Niveli i dykosidit të karbonit, dyoksidit të azotit dhe grimcave PM10 dhe PM2.5 në Tiranë është tej normave të lejuara. Të dhënat i përkasin Raportit Vjetor Alternativ për Cilësinë e Ajrit dhe Ndotjen Akustike, të hartuar nga Co-PLAN, me mbështetjen financiare të Ambasadës Suedeze, bazuar në matjet e realizuara në periudhën qershor – dhjetor 2024.
“Në pjesën më të madhe të stacioneve tona të monitorimit, në 10 nga 12 stacione, janë vënë re tejkalime të standardit të lejuar të ndotjes të dyoksidit të azotit, apo edhe nga grimca të imta PM2.5 dhe 10 mikrometra. Ndërkohë, edhe për dyoksidin e karbonit disa stacione monitorimi kanë raportuar nivele të larta të tij, mbi kufijtë e pranueshëm. Është e drejta e të gjithëve që të thithim ajër të pastër”, - tha Anila Bejko, Drejtore Ekzekutive e Co-PLAN.
“Grimcat PM2.5 dhe PM 10 shkaktohen kryesisht nga industria e ndërtimit. Gjithashtu nga pluhurat e rrugës si dhe nga djegia e mbetjeve urbane. Një gaz tjetër që shkaktohet gjithashtu nga djegia e mbetjeve urbane është dyoksidi i karbonit dhe faktori kryesor tjetër i shkarkimit të tij është trafiku i rënduar dhe djegia e lëndëve fosile. Sa i përket dyoksidit të karbonit kryesisht shkarkohet nga djegia e gazit natyror apo dhe e karburantit dhe përgjatë periudhës së dimrit ka qenë pak më e lartë për shkak të ngrohjes së banesave me gaz apo me lëndë tjetër djegëse”, - tha Greta Shehu, eksperte e mjedisit dhe ndotjes, në programin GreenAL.
Gjatë prezantimit u bë me dije se këto të dhëna janë në kontrast me të dhënat që raportohen nga institucionet shtetërore.
“Nëse ne reflektojmë mbi raportet që vendi ynë dërgon tek Agjencia Europiane e Mjedisit, nivelet e ndotjes për Shqipërinë për indikatorët e grimcave të pluhurave të imta PM2.5 përshembull janë relativisht në rregull, në raport me Ballkanin Perëndimor. Vetëm Mali i Zi na e kalon në cilësinë më të mirë të ajrit. Çfarë ndodh me zhurmat, me ndotjen akustike në Shqipëri?! Nuk raportohet!”, - u shpreh Kejt Dhrami, eksperte e qeverisjes territoriale, Co-PLAN
Gjatë fjalës së tij, përfaqësuesi i Ambasadës Suedeze e vuri theksin te nevoja e marrjes së masave të nevojshme për mbrojtjen e mjedisit, edhe në kuadër të plotësimit të detyrimeve që ka vendi ynë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
“Shqipëria është në një fazë ku ka përcaktuar një axhendë politike shumë ambicioze për mbylljen e të gjashtë grupkapitujve deri në fund të vitit 2027 dhe fusha më komplekse dhe më kërkuese për burime ka të bëjë me grupin katër dhe kapitullin 27. Kjo kërkon një qasje të gjithë shoqërisë sepse I prek të gjithë. Tani jemi në një situatë ku degradimi i mjedisit dhe ndryshimet klimatike po ndodhin me një ritëm shumë të shpejtë, dhe kjo prek të gjithë: prekin komunitetet, prekin shoqërinë”, - tha Erik Illes, zëvendësshef i misionit dhe shef i bashkëpunimit për zhvillim, në Ambasadën Suedeze në Shqipëri.
Ndotja e ajrit është e lidhur drejtpërdrejt me shëndetin, teksa një sërë raportesh ndërkombëtare tregojnë numrin e lartë të vdekjeve që vijnë si pasojë e ekspozimit të gjatë ndaj ajrit të ndotur.
Sondazh

TikTok në Shqipëri mbyllet për 1 vit - Qeveria miraton vendimin, Manastirliu: Qëllimi është vendosja e filtrave
Jo më TikTok për të paktën 12 muaj. Këshilli i Ministrave miratoi vendimin në mbledhjen e fundit dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu,......

Sa leje ndërtimi u dhanë për hotele në vitin 2024? Numri paraqitet më rënie, por sipërfaqja u rrit me 22% në një vit
Të dhënat mbi lejet e ndërtimit për vitin 2024 treguan se edhe pse numri i tyre paraqitej me rënie, vlera e parashikuar dhe sipërfaqa e miratuar ishin me......

Si do të funksiononte një rezervë strategjike e kriptove? - Analiza/ SHBA studion kriteret për krijimin e një fondi të monedhave digjitale
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka dhënë disa detaje të para për një rezervë të kriptomonedhave amerikane, duke thënë se do të përfshijë......

Sa prona të konfiskuara janë dhënë me qira? - Nga 265 pasuri, as për gjysmën nuk ka pasur interes
Nga 265 pasuri të konfiskuara krimit, vetëm 68 rezultojnë të jenë dhënë me qira nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.......

Çelen subvencionet në bujqësi për 2025-ën - Cilat janë risitë në skemë? Ndryshojnë rregullat për naftën
Qeveria ka miratuar kriteret e reja të Skemës Kombëtare të Subvencioneve në bujqësi për vitin 2025, ç’ka i hap rrugë nisjes së aplikimeve nga ana e......

24 mld euro për rinovimin e ndërtesave - Miratohet strategjia, masat për dekarbonizimin e sektorit deri në vitin 2050
Dekarbonizimi i sektorit të ndërtimit kërkon një total investimesh prej 24 mld euro, deri në vitin 2050. Të dhënat janë pjesë e Strategjisë Afatgjatë të......

“Shqipëria do të përjetojë bum të madh energjetik” - Berisha: Brenda një mandati do të dyfishohet prodhimi total
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar sërish se Shqipëria do të përjetojë një bum të madh energjetik. Unë jam këtu për të garantuar......

Kina rrit shpenzimet e mbrojtjes me 7.2% - Buxheti i mbrojtjes arrin në 245 miliardë dollarë për vitin 2025
Kina rriti shpenzimet e mbrojtjes me 7.2% këtë vit, me të njëjtën normë rritjeje si në dy vitet e mëparshme, pasi Pekini kërkon të "ruajë fort" sigurinë......