Shqipëria Postuar më 8 Prill 2025, 12:00

Ndikimi i tarifave tregtare të Trump mbi Shqipërinë/ Rama: “Nuk kemi asnjë shqetësim lidhur me atë temë”

Nga Edel Strazimiri

Ndikimi i tarifave tregtare të Trump mbi Shqipërinë/ Rama:

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas konfirmoi se Shqipëria nuk ka asnjë shqetësim nga vendosja e tarifave tregtare nga SHBA, kjo edhe për vetë volumin e tregtisë që vendi ka me SHBA-në.

“Nuk kam asnjë koment për të. Nuk kemi asnjë shqetësim lidhur me atë temë. Qasja jonë ndaj gjithë kësaj politike të re që po bëhet me tarifat është një qasje shumë e thjesht dhe në një farë mënyre komode për vetë pozicionin tonë për vetë volumin e tregtisë që ne kemi me SHBA-së”, tha Rama.

Rama u shpreh se “në rast se i referohemi edhe tabelës së tarifave të shpallura nga salla ovale, ne nuk kemi asnjë shqetësim”.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat