Shqipëria Postuar më 30 Janar 2026, 17:16

Ndihmë e shpejtë për përmbytjet, Gjermania  financim për 400 familje në Durrës

Nga SCAN TV

Ndihmë e shpejtë për përmbytjet, Gjermania  financim

Pas përmbytjeve të rënda të javëve të kaluara, Fondi Start, i mbështetur nga Gjermania ka vënë në dispozicion në mënyrë të menjëhershme 250.000 paund për OJQ-në Ëorld Vision UK. Financimi do të shkojë si mbështetje për 400 familje (rreth 1,800 persona) në rajonet më të prekura të Shqipërisë – duke përfshirë Durrësin (Sukth, Katund i Ri, Kënetë, Rrashbull, Porto Romano dhe Shkozet). Masat përfshijnë ndihma sanitare dhe higjienike, strehimin emergjent dhe artikujt jo-ushqimorë, masat mbrojtëse për sigurinë ushqimore dhe nevojat jetike.

Ndërkohë, përmes zhvillimit të sistemeve të paralajmërimit të hershëm, projekti ALBAdapt i GIZ, po jep kontribut që ngjarjet ekstreme të motit të mund të parashikohen më mirë në të ardhmen, duke i mundësuar njerëzve të marrin masa parandaluese.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat