Shqipëria Postuar më 9 Prill 2026, 15:28

“Ndërtimi transformoi vendin” - Rama dhe Ibrahimaj, takim me përfaqësues të sektorit: Ka rritur ekonominë

Nga Fabjona Pasho

“Ndërtimi transformoi vendin” - Rama dhe Ibrahimaj, takim me

Ndërtimi është sektori që transformoi vendin. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një takim me sipërmarrësit në fushën e ndërtimit.

Ai shtoi se ky është një sektor që ndikon ën buxhetin e shtetit e të bashkive, dhe jep kontribut në rritjen e pagave.

Është një sektor që merr në mënyrë të vazhdueshme goditje, sulme, baltë dhe lëndon një numër të madh protagonistësh të tij.

Jo çdo gjë është e pastër, e qartë si drita e diellit, por që këtë sukses evident të Shqipërisë, këtë transformim që sektori I ndërtimit e bën të prekshëm ta fusim në kornizën ekrimit është diçka e neveritshme dhe e papranueshme.

Vetëm nga ky projekt, ende pa filluar puna, Bashkia e Tiranës ka marrë 14 milionë euro taksë. 14 milionë euro është një shumë e konsiderueshme, ndërkohë që qyteti do fitojë çerdhen, kppshtin dhe bashkia mund të fitojë edhe një shkollë, sepse angazhimi I invesitorit është të ndërtojë shkollë në momentin që do I jepet trualli. Në këto 14 mln euro është 3% për strehimin. Kush investon në këto projekte investon në vlerë të shtuar. Këto apartamente nuk I ble dot asnjë njeri I varfër, asnjë njeri që jeton me pagë të ulët dhe mesatare. Por me këto ndërtime, bashkia merr një taksë 3% që është taksa e strehimit, që I përket strehimit të përballueshëm. Pra, këto ndërtime I shërbejnë edhe strehimit të përballueshëm.

Ndërkaq, ministrja e ekonomisë dhe inovacionit, Delina Ibrahimaj tha se ndërtimi ka  pasur një kontribut prej 17% në ekonominë shqiptare gjatë 10 viteve të fundit.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat