Ndërtimi, nën vëzhgim gjatë pikut të vapës - Inspektoriati në terren, Muçaj: Rigorozitet në zbatimin e masave të sigurisë

Me rritjen e temperaturave, Inspektorati Shtetëror i Punës ka kaluar nga faza e ndërgjegjësimit në atë të kontrolleve në terren. Krahas përdorimit të Pajisjeve të Mbrojtjes Individuale, inspektimet do të fokusohen te respektimi i protokolleve të sigurisë që lidhen drejtpërdrejt me ekspozimin ndaj vapës.
Punëdhënësve u kërkohet të shmangin punën gjatë orëve të pikut dhe ta zhvendosin aktivitetin kryesisht në mëngjes herët ose në orët e pasdites.
“Inspektorati i Punës e ka pasur sektorin e ndërtimit dhe vazhdon ta ketë në një fokus të veçantë. Në periudha të ndryshme, vlerësimi i rrezikut në këtë sektor është i ndryshëm, por vëmendja mbetet gjithmonë aty. Ne sapo kemi përfunduar një fushatë intensive, e cila ka qenë e fokusuar te ndërgjegjësimi për përdorimin e Pajisjeve të Mbrojtjes Individuale (PMI). Pas kësaj faze, tashmë i ka lindur vendi inspektimeve në terren. Fokusi i inspektimeve aktuale: Përveç kontrollit të mirëpërdorimit të pajisjeve të mbrojtjes individuale, në këtë periudhë inspektimet do të kenë në fokus zbatimin e parametrave dhe të protokolleve të sigurisë që lidhen direkt me temperaturat e larta”, shprehet Eljo Muçaj, Kryeinspektor i Inspektoriatit Shtetëror të Punës.
Por cilat janë masat që duhet të ndërmerren në situatën e temperaturave të larta?
“Protokolli i Sigurisë për Temperaturat e Larta përfshin. Përshtatja e orarit të punës. Punëdhënësit duhet të përshtatin orët e punës me ato fasha orare ku ekspozimi ndaj diellit është më i ulët (kryesisht në orët e para të mëngjesit dhe në orët e pasdites). Ambiente të freskëta dhe pushime. Sigurimi i ambienteve të freskëta dhe dhënia e kohës për pushime të shpeshta gjatë kulmit të nxehtësisë. Hidratimi. Sigurimi i pandërprerë i ujit të pijshëm për punonjësit. Mbrojtja specifike. Përdorimi i kremrave mbrojtës dhe pajisjeve të mbrojtjes individuale të përshtatshme për temperaturat e nxehta. Gjej vendin t'iu bëj thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në fushën e ndërtimit që të jenë rigorozë në zbatimin e këtyre masave. Të merren të gjitha masat e nevojshme, përfshirë edhe gatishmërinë për ndihmën e shpejtë në raste të veçanta, ku duhet t'u gjendemi pranë punëtorëve që mund të kenë nevojë për ndihmë më të shpejtë. Ndërtimi është pjesë e planeve tona dhe, e lidhur kjo edhe me fushatën e mëparshme, rreth 150 kantierë ndërtimi do të inspektohen gjatë kësaj periudhe, pasi gjatë fazës paraprake u evidentuan mangësi të masave të sigurisë dhe shëndetit në punë. Kështu që inspektimet do të vazhdojnë, Inspektorati i Punës do të jetë në terren dhe kjo do të shoqërohet me njoftime të herëpashershme, së bashku me këshillat e nevojshme, për të pasur një ambient pune të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë punëtorët.”
Inspektorati Shtetëror i Punës njofton se kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë periudhës me temperatura të larta, të shoqëruara edhe me këshillime për punëdhënësit dhe punonjësit.
Nga 1 Korriku nis kompensimi i fermerëve - Procedura e aplikimit me 5 hapa, 10% për faturat e lëshuara
Duke filluar nga data 1 Korrik, fermerët do të kenë mundësi të aplikojnë për të përfituar kompensimin 10% mbi faturat e shitjeve të produkteve bujqësore për......
Rritet përdorimi i internetit për kulturë/ Personat me arsim të lartë janë më aktivë online. 97% komunikojnë me mesazhe
Përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit vijon të rritet në Shqipëri, me një shtim të ndjeshëm të aktiviteteve online gjatë vitit......
Turizmi, energjia dhe pronat tërheqin më shumë financim/ Rritet kredia e re për biznesit në Maj. Tregtia humbet terren
Kredia e re për biznesin vijoi rritjen edhe në muajin maj, e mbështetur kryesisht nga turizmi, industria përpunuese dhe sektori i energjisë. Sipas të dhënave......
Rritet numri i legalizimeve - ASHK: 31,234 qytetarë janë pajisur me certifikatë pronësie
Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se, gjatë periudhës janar–maj 2026 janë trajtuar 343 mijë e 613 shërbime kadastrale përmes platformës e-Albania......
Tre kompani në garë për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit - Finalistët, mes 16 pjesëmarrësve. Ofertat financiare pritet të përcaktojnë fituesin e kontratës
Gara për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë - Hani i Hotit ka hyrë në fazën përfundimtare, teksa Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka......
“Ulni çmimet e karburanteve!” - Trump paralajmëron shitësit me pakicë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se shitësit me pakicë të karburanteve duhet t'i ulin menjëherë çmimet dhe paralajmëroi se do të ketë "probleme të......
BE dhe Kina, drejt marrëveshjes tregtare - Caktohet një afat deri në tetor për të adresuar një sërë çështjesh
Bashkimi Evropian dhe Kina caktuan një afat deri në tetor për të bërë përparim në mosmarrëveshjet tregtare, ndërsa tensionet rriten midis dy fuqive......
Energjia diellore po përballet me vështirësi - Spanja shqyrton ndihmën financiare për industrinë
Qeveria spanjolle po shqyrton nëse duhet t'i ofrojë mbështetje financiare industrisë vendase të energjisë diellore që po përballet me mbifurnizim dhe çmime......



