Ndërtimi i stacionit hekurudhor të Rinasit - Shpallet kompania fituese, pjesë e projektit të linjës Tiranë-Durrës-Rinas

Hekurudha Shqiptare ka shpallur fituesin e tenderit për hartimin e projektit të detajuar inxhinierik dhe arkitektonik, si edhe ndërtimin e godinës së Stacionit Hekurudhor të Aeroportit të Rinasit, një investim që është pjesë e projektit të linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas.
Sipas njoftimit paraprak të fituesit, kontrata i është dhënë kompanisë Hastoçi sh.p.k., e cila ka paraqitur ofertën me vlerë 81 mln lekë pa TVSH, kundrejt një fondi limit prej rreth 91.6 mln lekësh.
Në procedurën e prokurimit morën pjesë gjashtë operatorë ekonomikë, ndërsa katër prej tyre u skualifikuan për shkak të mospërmbushjes së kritereve të kualifikimit.
Sipas dokumenteve të tenderit, ndërtimi i stacionit të Rinasit konsiderohet një element i domosdoshëm për përmirësimin e shërbimeve ndaj pasagjerëve dhe krijimin e një infrastrukture moderne e funksionale, në funksion të lidhjes hekurudhore me aeroportin.
Projekti parashikon rritjen e aksesueshmërisë së transportit publik, organizimin e zonave të parkimit, përmirësimin e aksesit në platformat e pasagjerëve, shtigjet për këmbësorë dhe trotuaret, si edhe sistemimin e zonave për taksitë, autobusët dhe hapësirat për lënien e marrjen e pasagjerëve.
Aktualisht, për realizimin e linjës hekurudhore Tiranë–Durrës–Rinas janë në zbatim dy kontrata kryesore, një për punimet civile dhe sistemet e sinjalizim-telekomunikacionit dhe një tjetër për ndërtimin e tetë godinave të stacioneve. Po ashtu, është shpallur edhe kompania fituese për elektrifikimin e linjës.
Objektivi i ri i autoriteteve është që operimi i kësaj linje hekurdhore të nisë në fund të vitit 2027.
Si ndryshoi tregu i punës në kulturë? Mbi 33 mijë të punësuar, meshkujt dhe të rinjtë dominuan tregun
Sektori i kulturës ka vijuar të ruajë një rol të rëndësishëm në tregun e punës në Shqipëri edhe gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT,......
Cilat janë rreziqet që shoqërojnë ndarjen e re të Shqipërisë? - Nga kostot financiare, tek cilësia e shërbimeve dhe humbja e besimit
Reformat territoriale dhe administrative janë procese me ndikim të gjerë institucional, financiar dhe social, të cilat shoqërohen në mënyrë të pashmangshme......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht duke regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e kësaj të hëne teksa është blerë sot me 81.4 lekë dhe është shitur......
Nafta e nis javën në rënie me 6% - SHBA dhe Irani njoftojnë ndalimin e sulmeve, rinisin negociatat
Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm në sesionin e parë të javës, pasi Irani njoftoi se do të pezullojë të gjitha sulmet, për sa kohë që një armëpushim me......
Europa, përballë një dimri të gjatë dhe të ftohtë - Kontinenti, në alarm nga rënia e rezervave të gazit dhe importet në nivele minimale
Europa po i afrohet dimrit me furnizime energjie në nivele jashtëzakonisht të brishta, ndërsa konfliktet në Lindjen e Mesme dhe lufta në Ukrainë po ushtrojnë......
Kosto 1.35 mld euro për ekonominë britanike - Vala e të nxehtit, 24 milionë orë pune të humbura
Vala e të nxehtit e qershorit në Mbretërinë e Bashkuar rezultoi në humbjen e 24 milionë orëve të punës, ekuivalente me 1.35 miliardë euro për ekonominë,......
Pasojat nga mbiprodhimi i energjisë së rinovueshme - Ndalon prodhimi pasi kërkohen shumë investime për ruajtjen
Fermat diellore dhe të erës në Evropë po zgjedhin në mënyrë aktive të mos prodhojnë energji, pasi ekspertët paralajmërojnë se nevojiten më shumë investime në......
Rimbursimi nga DIVA, Tatimet publikojnë udhëzuesin për llogarinë bankare/ Informacion edhe për përfitimin e kompensimit me autofaturë për fermerët
Vijon procesi i rimbursimit të tatimit të mbipaguar për individët që nga dorëzimi i Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA 2025), rezultojnë......

