Shqipëria Postuar më 23 Mars 2025, 14:25

Ndërtimi i Muzeut Hebraik në Vlorë - Rama: Bashkë me linjën direkte ajrore, do të vijnë edhe më shumë turistë izraelitë

Nga Ledina Elezi

Ndërtimi i Muzeut Hebraik në Vlorë - Rama: Bashkë me

Ndërtimi i Muzeut Hebraik në Vlorë pritet të përfundojë brenda 2 vitesh. Kryeministri Edi Rama ishte në kantierin e këtij muzeu, që po ngrihet mbi lagjen e dikurshme të hebrenjve.

"Ky është një gur i munguar në mozaikun e Vlorës dhe mozaikun shqiptar. Historia e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët është një histori e jashtëzakonshme, është një trashëgimi historike kulturore e jashtëzakonshme për të gjithë ne dhe që flet jashtëzakonisht shumë për shqiptarët, pavarësisht myslimanë, apo të krishterë. Ndërkohë, duhet pasur parasysh që me vendosjen e linjës ajrore direkte me Izraelin, do të ketë edhe më shumë turistë izraelitë që do të vijnë Shqipëri. Kanë filluar ta njohin historinë tonë lidhur me ta dhe ky është një gur themeli mbi të cilin do të ndërtojmë shumë gjëra pozitive për turizmin, për ekonominë, për teknologjinë, kështu që besoj që Vlora është me fat dhe duhet të jetë krenare që ka këtë histori", u shpreh Kryeministri.

Ndërtimi i këtij muzeu konsiderohet shumë kompleks. Muzeu Hebraik do të ketë një strukturë xhami unike në të gjithë Shqipërinë, ndërsa një nga sfidat mbetet nisja e muzealizimit paralel me ndërtimin.

"Muzealizimi të fillojë paralel. Është mirë që ne të jemi gati me muzealizimin që të mos marrim godinën bosh të mbyllur nga kompania dhe pastaj të rrimë të bëjmë muzealizimin. Kjo do ishte sfida, muzealizimi", theksoi Rama.

Paralelisht, aty pranë po ndërtohet edhe Qendra Multifunksionale e Zhvillimit Rajonal, e cila do të kthehet në një vatër të teknologjisë dhe inovacionit me plot aktivitete sociale e kulturore për të rinj e të reja që kanë prirje digjitale.

Rreth 60% e fasadës së kullës rezulton të ketë përfunduar. Sipas Kryeministrit Rama, në qendër do të vendosen edhe start up-e të huaja, ndërsa ajo do të ketë një legjislacion të veçantë, atë të technopark-ut.

Ndërtimi i Muzeut Hebraik në Vlorë - Rama: Bashkë me

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat