Shqipëria Postuar më 11 Shkurt 2025, 10:42

Ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit - BERZH shtyn afatin e pranimit të ofertave nga kompanitë e interesuara

Nga Ola Mitre

Ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit - BERZH shtyn afatin e

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka shtyrë afatin e pranimit të ofertave për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit.

Tenderi u hap në muajin dhjetor dhe sipas afateve kompanitë e interesuara do të mund të dorëzonin ofertat deri në datën 24 janar 2025. Por, sipas përditësimit në faqen e BERZH tashmë ofertat do të pranohen deri në datën 24 shkurt 2025.

Kjo është fazë parakualifikimi, çka do të thotë se kompanitë që do të kalojnë fazën e parë do të ftohen në një fazë të dytë, deri në përzgjedhjen e kompanisë që do të zbatojë punimet.

Me përmbylljen e procedurave tenderuese dhe lidhjes së kontratës, i hapet rruga zbatimit të punimeve për një nga projektet më të rëndësishme hekurudhore në vend.

Sikurse është bërë e ditur më herët punimet kryesore do të përfshijë modernizimin e rreth 120 km rrugë të përhershme midis Vorës dhe Hanit të Hotit për të arritur shpejtësi maksimale operimi 100–120 km/orë.

Kosto totale për rehabilitimin e linjës hekurudhore që do të lidhë Shqipërinë me Malin e Zi është 368 milionë euro dhe bashkëfinancohet me kredi të dhëna nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, një granti të Bashkimit Evropian dhe qeverisë shqiptare që do të mbulojë koston e çdo zhvendosjeje të tokës, risistemimin, dhe taksat e nevojshme për të finalizuar projektin.

 

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 11 Shkurt Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan e ka nisur ditën në rritje pasi në raport me dje është blerë sot me 95.5 lekë dhe është shitur me 96.8 lekë sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat