Ndërtimi i bypass-it të Tiranës/ Gati shpronësimet për 202 pasuri, vlera 126.2 mln lekë

Ndërtimi i bypass-it të Tiranës po avancon me shpronësimet e pronarëve që preken nga ky projekt. Agjencia Shtetërore e Shpronësimit ka shpallur kërkesën për shpronësimin, për interes publik, të 202 pasurive që preken nga ndërtimi i segmentit Kashar–Vaqarr, pjesë e bypass-it të Tiranës. Vlera totale paraprake e shpronësimit llogaritet në 126.2 mln lekë.
Ky proces i hap rrugën realizimit të dy loteve të segmentit Kashar–Vaqarr, që përbëjnë 8.5 kilometra të bypass-it të Tiranës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar nënshkroi kontratat për të dy lotet në shtator të këtij viti.
Për lotin I kontrata është firmosur me kompaninë “4 A-M” dhe ka një vlerë prej 3.15 mld lekësh. Ndërsa, për lotin II kontrata është nënshkruar me bashkimin e operatorëve “Elmazaj Konstruksion” & “INC S.p.A.”, me një vlerë prej 2.73 miliardë lekësh. Së bashku, dy lotet arrijnë një kosto totale prej rreth 5.9 miliardë lekësh, me TVSH.
Segmenti Kashar–Vaqarr është pjesë kyçe e bypass-it të Tiranës, i cili ka një gjatësi totale prej 21.6 km dhe synon të devijojë trafikun tranzit jashtë kryeqytetit, duke lidhur autostradën Durrës–Tiranë me atë Tiranë–Elbasan.
Përveç rëndësisë për lëvizjen, projekti pritet të sjellë ndikime pozitive mjedisore dhe urbane: reduktimin e ndotjes së ajrit, uljen e trafikut në arteriet kryesore të Tiranës dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Për këtë projekt, për vitin 2026, në buxhet është parashikuar një financim prej gati 2.2 mld lekë, ndërsa është përfshirë si zë buxhetor për herë të parë edhe loti III, teksa nisja e financimit parashikohet në vitin 2027.
Greqia, 8 mld euro nga tregjet financiare në 2026/ Buxheti 2026 parashikon 13 miliardë euro borxh neto
Greqia pritet të mbledhë rreth 8 miliardë euro nga tregjet financiare në vitin 2026. Plani i Agjencisë për Menaxhimin e Borxhit Publik parashikon që nga......
10-vjet “Fundjavë Ndryshe”, dekadë humanizmi e vullentarizmi/ Edi Rama: Ndërtuat zakonet e zemrës, shpresën dhe bamirësinë
Në përvjetorin e 10-të të themelimit të “Fundjavë Ndryshe”, një iniciativë e lindur si nismë e thjeshtë vullnetare që u shndërrua në simbol të humanizmit dhe......
Çmimi i ujit me 100% kosto operimi/ ERRU kërkon që tarifa të mbulojë edhe mirëmbajtjen: Forcim I stabilitetit financiar
Enti Rregullator i Ujit ka miratuar modelin dhe udhëzuesin e ri të planit të biznesit 5-vjeçar për të gjitha shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve, një......
Bizneset kërkojnë digjitalizim vendor/ KI: Sipërmarrjet duan shërbime online, por 47% ende i besojnë sporteleve fizike
Procesi i digjitalizimit në nivel vendor shihet nga komuniteti i biznesit si një domosdoshmëri për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike dhe për të......
“Kredia e BE-së për Ukrainën mund të largojë investitorët”/ Përdorimi i aseteve ruse, Euroclear nënvizon pengesat ligjore
Plani i Bashkimit Evropian për të lëshuar një kredi dëmshpërblimi për Ukrainën pësoi një pengesë të re të premten pasi Euroclear, kujdestari kryesor i......
BE vijon sulmet kundër Big Tech/ Vendos gjoba ndaj platformës X, pavarësisht kundërshtimeve të Trump
Evropa po vazhdon pa u ndalur fushatën kundër kompanive të mëdha të teknologjisë, duke vendosur gjoba ndaj Google dhe platformës X të Elon Musk. Gjithashtu,......
Dita kulturore e arbëreshve në Vatikan/ Gonxhja e Salla: Forcim lidhjeve kulturore dhe ekonomikе me arbëreshët
Në Vatikan, është nderuar dhe promovuar trashëgimnia e çmuar arbëreshe me Ditën Kulturore të Arbëreshëve, një nismë e Përfaqësisë Shqiptare pranë Selisë së......
Shqipëria, në krye të Komunitetit të Transportit - Muçaj: Jemi të përkushtuar për të mbështetur reformat ambicioze
Shqipëria do të jetë në krye të Komunitetit të Transportit në 2026. Ministra dhe zyrtarë të lartë nga Ballkani Perëndimor, Bashkimi Evropian, Ukraina dhe......





