Shqipëria Postuar më 8 Nëntor 2024, 14:31

Ndërtimi i 2 bypass-eve të Elbasanit dhe Tiranës - Rrugët, Balluku: Projekte të reja që përfshihen në buxhetin e vitit 2025

Nga Ola Mitre

Ndërtimi i 2 bypass-eve të Elbasanit dhe Tiranës - Rrugët,

“Infrastruktura rrugore është prioritet në periudhën afatmesme, teksa për vitin 2025 buxheti është 33.48 mld lekë, 4.1 mld lekë apo 14% më shumë se 2024”. Gjatë diskutimeve të projektbuxhetit për vitin që vjen, ministrja e Infrastruktrës dhe Energjisë Belinda Balluku bëri me dije projektet që do financohen, duke theksuar se Korridori VIII dhe Korridori Blu janë 2 veprat infrastrukturore kryesore, që kontribuojnë jo vetëm në zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe në rajon. Balluku u ndal edhe në ndërtimin e bypass-eve të Elbasanit dhe Tiranës, duke theksuar se realizimi i tyre është tejet i nevojshëm.

“Bypass-et kanë qenë gjithmonë të financuar me kredi dhe grante të BE-së. Në rastin e bypass-it të Elbasanit, duke qenë se e kemi pasur nën një kontratë me Cooperazione Italiana, e cila ka marrë shumë kohë pa dhënë asnjë rezultat. Nga ana tjetër është një shfaqje e përjavshme, jemi dëshmitarë të trafikut që shënohet pasditet e të premteve, në fund të autostradës Tiranë – Elbasan dhe të dielave në drejtimin Elbasan – Tiranë. Është domosdoshëmri të ecet sa më shpejt me këtë projekt, duke i dhënë mundësi që trafiku prej lindjes të mos hyjë më brenda Elbasanit. Aplikimi për bypassin e Tiranës është bërë shumë kohë më parë, që në 2016 dhe sigurisht ka kaluar disa faza nga ngjizja e projekti, në maturimin e tij. Por, jemi duke folur për një periudhë 8-vjeçare dhe duhet pasur parasysh që projektet humbin relevancën gjatë viteve që kalojnë sepse vetë ekonomia që dikton zhvillimin e infrastrukturës është zhvilluar në një mënyrë shumë të shpejtë.  Këtë paketë e kemi të kombinuar me një kredi të dhënë nga BERZH dhe Grant i BE. BERZH, për shkak të kohës së gjatë ka kërkuar rishikimin e çmimit. Duke rishikuar vetëm kredinë. Edhë në rastin e hekurhdës Vorë- Hani i Hotit rishikohet vetëm kredia duke lënë mënjanë sasinë e grantit. Ne na shtohet pesha e kredisë”, - tha Balluku.

Ministrja foli edhe financimin e kontratave të partneritetit publik – privat, ndërsa bëri me dije se rruga e Arbrit përfundon në mars 2025, teksa tuneli i Murrizit synohet të hapet në fund të vitit.

Buxheti për kontratat e partenritetit publik – privat për vitin 2025 është 18.53 mld lekë për. Një nga kontratat më të rëndësishme është Rruga e Arbrit. Përfundon në mars të vitit 2025, ka patur disa vendime të Këshillit Teknik për shtyrjen e afatit të kësaj kontrate. Nëse të gjitha proceset do të shkojnë ashtu, sikurse kanë shkuar deri më sot shpresojmë që tuneli të hapet në fund të vitit, por afati i kontratës është marsi 2025. Shlyerja nga buxheti i shtetit do të përfundojë në vitit 2031.

Buxheti total i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin 2025 kap vlerën e 74 mld lekëve, nga të cilat 6.7 mld lekë janë shpenzime korrente dhe 67.38 mld lekë janë shpenzime kapitale. Nga shpenzimet kapitale, 53.56 mld lekë apo 79.5% e totalit janë financim i brendshëm dhe 13.82 mld apo 20.5% janë financim i huaj.

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......