“Ndërtimi dhe shërbimet rritën ekonominë”- Themeli: Forcimi i kursit të këmbimit mbajti nën kontroll inflacionin
Ekonomia shqiptare do të vijojë të ketë një trend pozitiv zhvillimi edhe gjatë vitit 2025. Raporti i sapo publikuar i Bankës së Shqipërisë mbi politikën monetare, thekson se Shqipëria pritet të ketë një rritje ekonomike solide, të karakterizuar nga një nivel nën kontroll çmimesh.
Sipas Drejtorit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli, ndërtimi dhe shërbimet ishin dy sektorët që kontribuan më shumë në rritjen ekonomike të vendit përgjatë këtyre muajve të fundit.
Erald Themeli, Drejtor i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë: “Kemi kontribute pozitive nga sektori i shërbimeve dhe ndërtimit, ndërkohë që sektori i industrisë dhe bujqësisë kanë një performancë krahasimisht më të dobët në raport me këto dy sektorë. Por gjithsesi, në këndvështrimin makroekonomik, pra të atyre faktorëve ekonomikë që përcaktojnë ecurinë ekonomike në afatin e mesëm dhe të gjatë, ne gjykojmë që situata mbetet pozitive. Kërkesa e brendshme, si zgjerimi i konsumit familjar, zgjerimi i investimeve, por nga ana tjetër dhe kërkesa e huaj, kryesisht në formën e rritjes së të ardhurave nga turizmi, kanë vazhduar dhe ne presim që të vazhdojnë të mbështesin ecurinë ekonomike në vitin 2025 dhe më tutje”.
Themeli theksoi se forcimi i kursit të këmbimit ka ndihmuar në mbajtjen e inflacionit në objektivin prej 3% të Bankës Qendrore.
“Në terma të inflacionit, forcimi i kursit të këmbimit gjatë periudhës 2023, 2024, ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka ndihmuar në vënien nën kontroll të inflacionit dhe ka qenë një faktor që na ka ndihmuar po ashtu të mos jemi shumë agresivë me normalizimin e qëndrimit të politikës monetare.”
Drejtori i Politikës Monetare u shpreh se zgjerimi i kredisë, nivelet e ulëta të normës së interesit dhe likuiditeti i bollshëm janë tregues i qëndrimit të përshtatshëm të politikës monetare.
Sondazh

Kompensimi, lëvrohet kësti për 32 vendime të subjekteve të shpronësuara
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se në fillim të vitit buxhetor 2025, ka përfunduar procedurat për lëvrimin e këstit të radhës për 32 vendime të......

Vodafone dhe One, nën hetim paraprak- KK: Sjelljet e tyre mund të përbëjnë kufizim të konkurrencës në treg
Komisioni i Konkurrencës, vendosi nën hetim paraprak Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA në tregun me pakicë të shërbimeve celulare. Referuar njoftimit......

“Djemtë në emigrim, vajzat në auditore”- Instat: 2 nga 6 fakultete të Tiranës, kanë reth 90% të studentëve vajza
Edhe pse raporti i studentëve që regjistrohen në ciklet e studimeve bachelor është në rënie konstante vit pas viti, një fenomen i dukshëm është rritja e......

Përllogaritje e re për huatë deri në 200 mijë lekë- Ulet norma efektive maksimale e interesit për kreditë konsumatore
Norma maksimale e interesit për kreditë konsumatore do të jetë më e ulët në vijim. Janë publikuar në Fletoren Zyrtare ndryshimet në rregulloren e Bankës së......

Hekurudha e re Rrogozhinë-Vlorë-Aeroport- Tenderi për projektimin mbyllet pa ankesa. I hapet rruga lidhjes së kontratës
Tenderi për studimin dhe hartimin e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore Rrogozhinë-Vlorë, si dhe projektimin e vijës së re hekurudhore që do të......

Shqipëria kampione e Sigurisë Kibernetike në Ballkan për të dytin vit radhazi!
Ekipi i ekspertëve të AKSK dhe AKSHI kanë fituar sërish vendin e parë në Balkans Live-Fire Cybersecurity Exercise, duke tejkaluar ekipet e Malit të Zi dhe......

FMN vlerëson pozitivisht Doganat, rritje të konsiderueshme e të ardhurave
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar me nota të larta progresin e Administratës Doganore që për vitin 2024, siç citon FMN, “solli arritje të......

Si po ndikon pronësia mbi tokën tek investimet e huaja?- Raporti i FIAA/ Po zvarriten projektet, bregdeti më problematik
Pronësia mbi tokën po vijon të jetë një pengesë serioze për investimet e huaja në vend. Referuar raportit të Shoqatës së Investitorëve të Huaj të Shqipërisë......