Ndërtimi, 200 euro rritje page për punonjës - Minimalja nis nga 600 euro, preken me detyrim 55% e të punësuarve

Sektori i ndërtimit, një nga motorët kryesorë të ekonomisë shqiptare, po përballet me kontrolle fiskale nga administrata tatimore, pasi të dhënat zyrtare tregojnë një hendek të madh mes pagave të deklaruara dhe atyre indikative që shteti ka vendosur në kuadër të planit sektorial anti-informalitet.
Sipas statistikave zyrtare të tatimeve, nga 64,572 punonjës të deklaruar në ndërtim, më shumë se gjysma (55%) rezultojnë me paga nën 50 mijë lekë, ndërkohë që paga minimale fiskale e referencës për këtë sektor është 60 mijë lekë, edhe për pozicionet më të ulëta, si sanitarët.
Të dhënat tregojnë konkretisht se 12% e punonjësve marrin më pak se 40,000 lekë 18% deklarohen me 40,000 lekë; 25% me 40,001 – 50,000 lekë; 22% me 50,001 – 70,000 lekë vetëm 22% janë mbi 70,000 lekë
Ndërkohë, sipas modelit referencë të administratës, pagat duhet të variojnë nga 60,000 lekë për pozicionet më të ulëta, deri në 140,000 lekë për administratorë, menaxherë dhe drejtues.
Sa duhet të rriten pagat në ndërtim që të arrihet referenca e vendosur nga tatimet?
Referuar analizës së bërë nga SCAN TV, rezulton se paga mesatare e deklaruar në sektor është rreth 60,000 lekë, ndërsa paga mesatare indikative, bazuar në hierarkinë e profesioneve, vlerësohet në 75,000–80,000 lekë.
Kjo do të thotë se pagat e deklaruara nga kompanitë e ndërtimit duhet të rriten mesatarisht me 15–20 mijë lekë për punonjës, ose rreth 25–30%, që sektori të përputhet me standardin fiskal.
Kush preket më shumë? Për kategoritë që aktualisht rezultojnë me paga nën 50,000 lekë, duhet të reflektohet një rritje nga 25% deri në 60%, vetëm për të arritur pragun minimal referencë. Ndërsa për ata me paga nga 50 -70 mijë lekë, rritja e deklarimit vlerësohet të jetë nga 10-20 %.
Përmes vendosjes së pagave referencë, administrata tatimore synon që asnjë punonjës në ndërtim të mos deklarohet nën 60,000 lekë; profesionistët teknikë të jenë mbi 80,000 lekë dhe drejtuesit mbi 120,000–140,000 lekë.
Plani antiinformalitet në këtë sektor pritet të sjellë efekte pozitive në ekonomi. Zbatimi i skemës pritet të rrisë ndjeshëm të ardhurat nga tatimi mbi pagat dhe kontributet shoqërore, duke ulur informalitetin dhe duke vendosur konkurrencë të ndershme në një sektor që qarkullon qindra milionë euro çdo vit.
Në sektor operojnë 8,784 tatimpagues, ku 51% prej tyre janë formën e organizimit shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.
Mesatarisht 185 fluturime në ditë nga TIA gjatë 2025-ës/ Londra mbetet destinacioni kryesor e ndjekur nga Bergamo dhe Roma
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të mbetet një nga pikat më të rëndësishme të transportit në vend, si për nga fluksi i pasagjerëve ashtu edhe për nga......
Garancia Rinore, mbi 3000 aplikime në 2025-ën/ AKPA: Përgjatë 2026-ës, programi do të pilotohet në nivel kombëtar
Në vitin 2025, programi Garancia Rinore ka ofruar mundësi të mëdha për të rinjtë në Shqipëri, duke i mbështetur ata në zhvillimin e karrierës dhe integrimin......
“Ekonomia botërore po përballet me rreziqe të reja” - Kreu i BQE, Lagarde: Kërcënimi numër 1 është fragmentimi gjeopolitik
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, thotë se ekonomia botërore po përballet me rreziqe të reja, pavarësisht se disa parashikime për......
Gati marrëveshja për “Kupolën e Artë” dhe mineralet - Njoftimi i Trump pas takimit me Rutte. Nuk do të vendosen tarifa për BE
"Ngrirje" në mosmarrëveshjen për Grenlandën? Mbrojtja e Trump nga Davosi - "Marrëveshja" dhe "Kupola e Artë" Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi një......
Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen valutat e huaja
Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht pasi në raport me ditën e djeshme ka fituar sërish pikë teksa është blerë sot me 82.1 lekë dhe është shitur me......
Mallrat për prodhimin e armatimit ushtarak, pa taksa - Vendimi/ Përjashtohen 460 produkte importi, dhjetëra makineri qepjeje dhe tekstile
Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim që synon të nxisë zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vend. Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare dhe......
Turizmi, me rregulla të reja - Kategorizimi i strukturave akomoduese, hap drejt formalizimit të tregut turistik
Ministria përgjegjëse për turizmin ka miratuar rregulloren e re që përcakton kushtet, kriteret, afatet dhe procedurat për kategorizimin e strukturave......
Blackbird zhvillon platformën e AI për ligjet - IVO siguron 55 milionë dollarë në raundin e parë të financimit
Startupi i inteligjencës artificiale Ivo mblodhi 55 milionë dollarë në një raund financimi, të udhëhequr nga investitori ekzistues Blackbird, me qëllim......


