Shqipëria Postuar më 10 Korrik 2025, 10:38

Ndërtimet pa leje në Theth/ Policia e Shtetit: Shkarkohen nga detyra të gjithë drejtuesit e Policisë së Shkodrës!

Nga Edel Strazimiri

Ndërtimet pa leje në Theth/ Policia e Shtetit: Shkarkohen nga detyra

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda njoftoi sot se nisur nga situata e ndërtimeve pa leje në qendër të Thethit janë shkarkuar nga detyra drejtori i Drejtorisë Vendore Shkodër, Fatmir Lleshi, shefi i Komisariatit Nik Nikolla si dhe është pezulluar nga detyra shefi i stacionit të policisë Theth.

“Nisur nga situata e fundit e krijuar me ndërtimet në qendër të Theth, kam urdhëruar për të kryer një hetim të thelluar, dhe ju informoj se shefi i stacionit të Policisë Theth është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur procedurat disiplinore. Besoj se si funksion me mosveprimin e tij të pajustifikueshëm, e ka zgjedhur rrugën e tij për të mos qenë pjesë e Policisë së Shtetit dhe nuk gjej më asnjë arsye që ai të veshë më uniformën e policisë”, tha Proda.

Prej disa ditësh ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Thethin.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat