Shqipëria Postuar më 27 Janar 2025, 13:34

Ndërtimet pa leje “lulëzuan” edhe vitin e kaluar - Zhllima: Rastet më të larta regjistrohen në zonat rurale

Nga Hamit Yzeiraj

Ndërtimet pa leje “lulëzuan” edhe vitin e kaluar -

Shtëpi private, shtesë kati apo objekte me qëllime për përfitim financiar, përgjatë vitit të shkuar janë regjistruar 1076 raste të ndërtimeve të paligjshme.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, në harkun kohor të 2 viteve raporti është rritur me 10%.

Por si veprohet penalisht në këto raste të shkeljes së ligjit?

“Sipas Kodit Penal, këto janë të dënueshme me një burgim që shkon deri në 8 vjet. Disa ndërtesa që janë ndërtuar nuk i shërbejnë Kodit Penal. Subjektet dhe bizneset kanë një dënim maksimal deri në 8 vjet për shkak se këto janë objekte që ngrihen për përfitim financiar,” shprehet Gylsen Zhllima, avokat.

Rastet që ndodhin rëndom në lidhje me ndërtimet pa leje janë kryesisht në zonat rurale të vendit.

Në fshat, shpesh toka është e trashëguar nga familja.

Kjo i shtyn njerëzit të ndërtojnë pa leje duke e konsideruar si investim në tokën e tyre.

“Këto raste vijnë për këto shkaqe, por kemi të bëjmë edhe me mosinformimin e qytetarëve. Pra, janë individët që nuk kanë informacionin e duhur që, kur bëjnë një ndërtim ose ndryshim në objekt, ata duhet të shkojnë te inxhinierët,” shton më tej avokati Zhllima.

Sipas të dhënave, muajt tetor dhe nëntor të vitit të kaluar rezultuan periudha ku janë shënuar edhe shifrat më të larta me 291 raste.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat