Shqipëria Postuar më 20 Maj 2026, 11:12

Ndërtimet pa leje/ Lamallari: Kontrolle intensive në terren, 67 masa administrative në 1 muaj

Nga Edel Strazimiri

Ndërtimet pa leje/ Lamallari: Kontrolle intensive në terren, 67 masa

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari bëri të ditur sot se janë intensifikuar masat për parandalimin e ndërtimeve pa leje në territor, ku vetëm muajin e fundit janë vendosur 67 masa administrative.

Gjatë një konference për shtyp, Lamallari u ndal te masat e shtuara për kontrollin e territorit, ndërsa theksoi se masat e administrative të vendosura gjatë këtij muaji arrijnë në shifrën e 122 milionë lekëve.

Lamallari iu referua dhe goditjes së një rasti të dyshuar të paligjshmërisë në Sarandë, ku punonjës të Policisë u bënë palë me krimin duke neglizhuar kryerjen e detyrës dhe duke cenuar interesat kombëtare.

“Mbrojtja e territorit është pasuri kombëtare. Ndaj duhet një hetim i thelluar mbi përgjegjësinë institucionale të gjithsekujt që ka pasur detyrën për të vepruar dhe nuk e ka bërë këtë”, tha Lamallari.

Në këtë drejtim, ministri informoi se IKMT ka intensifikuar masat për parandalimin e ndërtimeve pa leje dhe kundër krimeve mjedisore përmes kontrolleve të vazhdueshme në terren, monitorimit të zonave me risk të lartë si dhe bashkëpunimit me institucione të tjera.

Sipas tij, “po përdoren teknologji të avancuara përfshi edhe dronë dhe kamera jo vetëm për të parandaluar por dhe evidentuar të gjitha rastet e shkeljeve”.

“Gjobat kalojnë edhe në referim dhe përgjegjësi penale për të treguar se mbrojtja e territorit është prioritet absolut. Kushdo që tradhton uniformën do të përgjigjet para ligjit”, tha Lamallari.

 

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat