Shqipëria Postuar më 19 Qershor 2026, 10:19

Ndërpritet funksionimi i Bordit të Transparencës/ Ibrahimaj: Çmimet e karburanteve janë stabilizuar

Nga Edel Strazimiri

Ndërpritet funksionimi i Bordit të Transparencës/ Ibrahimaj:

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi se qeveria ka vendosur t’i japë fund funksionimit të Bordit të Transparencës për karburantet, mekanizmit që monitoronte dhe përcaktonte çmimet e shitjes së karburanteve në vend.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ibrahimaj shpjegoi se vendimi është marrë pas stabilizimit të tregut dhe rënies së vazhdueshme të çmimeve të karburanteve gjatë javëve të fundit.

Sipas saj, në këtë vendimmarrje kanë ndikuar edhe zhvillimet pozitive në arenën ndërkombëtare, të cilat kanë ulur pasiguritë në tregun global të energjisë.

“Qeveria vendosi sot të përfundojë funksionimin e Bordit të Transparencës, i cili ka vepruar prej disa muajsh në zbatim të ligjit për hidrokarburet. Gjatë kësaj periudhe pati luhatje të ndjeshme të çmimeve, ndërsa prej më shumë se dy javësh ato kanë ardhur në ulje dhe janë stabilizuar edhe në bursat ndërkombëtare. Gjithashtu, zhvillimet e fundit gjeopolitike, përfshirë marrëveshjen e arritur dhe zhbllokimin e Kanalit të Hormuzit, kanë reduktuar pasiguritë në Lindjen e Mesme. Në këto kushte kemi vendosur të mbyllim funksionimin e Bordit të karburanteve”, u shpreh ministrja.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat