Ndërhyrje në Tunelin e Krrabës - ARRSH bën gati tenderin, ka deformim rruge në të dy tubat
Tuneli i Krrabës, në autostradën Tiranë - Elbasan do t’i nënshtrohet ndërhyrjeve për riparimin e defekteve në dyshemenë e tij. Autoriteti Rrugor Shqiptar e cilëson këtë ndërhyrje si emergjente, teksa parashikon të hapë tenderin për këtë qëllim. Prej kohësh në këtë tunel janë krijura deformime në të dy tubat e tij, teksa në hyrje drejtuesit e automjeteve këshillohen të ulin shpejtësinë, për shkak të deformimeve në rrugë.
Ky tunel është i pozicionuar në një nga autostradat më të rëndësishme të vendit, pasi lidh Tiranën, me Elbasanin si dhe me pjesën juglindore të vendit. Gjithashtu, shumë qytetarë e përdorin këtë autostradë për të aksesuar jugun e vendit, çka e kthen në një nyje të rëndësishme për qarkullimin e automjeteve, sidomos gjatë sezonit veror.
Tuneli i Krrabës ka 2 tuba me gjatësi 2580.3 metra në anën e djathtë dhe 2320.6 metra në të majtën, ndërsa aktualisht mirëmbahet përmes një kontrate të lidhur nga ARRSH me një subjekt privat. Kompania është përgjegjëse për menaxhimin dhe mirëfunksionimin e tunelit, ambientet përreth tij, si dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe sistemeve të operimit të tunelit deri në vitin 2027. Sipas kontratës ajo duhet të sigurojë shërbimet e kërkuara në bashkëpunim me ARRSH-në, Strukturat e Policisë, Brigadën e Shërbimit të Zjarrfikseve të Tunelit, si dhe gjithë autoritetet e tjera të përfshira për këtë qëllim

Yield-i i bonove 12-mujore, “në rënie të lirë” - Ulja e normës bazë të interesit ndikoi në tkurrjen e tij në ankandin e fundit
Norma mesatare e interesit të bonove të thesarit me maturim 12-mujor ka regjistruar një tjetër rënie. Në ankandin e zhvilluar këtë javë, yeld-i mesatar i......

Bashkëpunim mes Universitetit të Tiranës dhe Kievit - Hoxha: Mundësi reciproke për të shkëmbyer studiues, studentë, profesorë
Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Ndërkombëtar Europian i Kievit, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi arsimor dhe kërkimor. Qëllimi i kësaj......

Paketa e Maleve/ Rama publikon hartën: 787 aplikantë në vetëm 5 ditë!
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një hartë të aplikimeve për “Paketën e Maleve”, duke e cilësuar si një zhvillim frymëzues në mbështetjen e zonave......

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE/ Kos: Bisedimet po përparojnë më shpejt se kurrë!
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos vlerësoi se bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Europian me Shqipërinë po përparojnë më shpejt se......

Maji shënon rekorde për turizmin/ Vizitorët në vend u rritën me 31.8%, kryesojnë shqiptarët e Kosovës
Gjatë muajit maj 2025, turizmi në Shqipëri ka shënuar rritje të ndjeshme, duke reflektuar lulëzimin e vazhdueshëm të këtij sektori në vend. Gjithnjë e më......

Zonat informale në Shkodër/ Gonxhja: 68 milionë lekë investime për përmirësimin e kushteve të jetesës!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi sot se në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit, në bashkinë Shkodër do të nisë......

6.4 milionë euro nga taksa e fjetjes në hotel - Fluksi i turistëve rrit të ardhurat për bashkitë në vend
Rritja e numrit të turistëve në Shqipëri ka sjellë edhe më shumë të ardhura në buxhetin e bashkive, pavarësisht se informaliteti në strukturat akomoduese në......

Situata e zjarreve në vend/ MM: 20 vatra në 24 orët e fundit, tre ende aktive!
Ministria e Mbrojtjes informoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri, nga të cilat 3 janë ende aktive dhe një në monitorim. Sipas......