Ndarja e plazheve shtyhet deri në fund të qershorit, qeveria miraton afatin përjashtues të vitit 2026

Përjashtimisht, për vitin 2026, afati kohor për lidhjen e kontratave të qirasë për përdorimin e stacionit të plazheve, do të jetë brenda muajit qershor. Ky është përcaktimi që bën vendimi i qeverisë, i cili ngarkon Agjencinë e Bregdetit dhe pushtetin vendor që të bëjnë ndarjet përkatëse. Dhënia e plazheve me qera shpesh ka qenë shkak përplasjesh mes përfituesve dhe duket se ky presion ka bërë që ndarja e tyre të mos bëhet ende pa filluar sezoni veror i pushimeve.
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.649, DATË 16.10.2024, KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KUSHTET DHE KRITERET E USHTRIMIT TË VEPRIMTARISË SË STACIONIT TË PLAZHIT””, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 64, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në rregulloren bashkëlidhur vendimit nr.649, datë 16.10.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit””, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:
a) Pas pikës 5, të nenit 14, shtohet pika 5/1, me këtë përmbajtje:
“5/1. Përjashtimisht, për vitin 2026, afati kohor për lidhjen e kontratave të qirasë për përdorimin e stacionit të plazheve, të parashikuar në pikën 5, të nenit 4, të kësaj rregulloreje, do të jetë brenda muajit qershor.”.
b) Në nenin 5 të shtojcës I, “Kontrata model për përdorimin e hapësirës së plazhit”, që i bashkëlidhet rregullores, shtohen pikat 3 dhe 4, me këtë përmbajtje:
“3. Dhënësi, në bashkëpunim me njësinë e vetëqeverisjes vendore, mund të propozojë amendime në këtë kontratë, në rastet e ndryshimeve në kapacitetin e strukturës akomoduese, zonës së plazhit apo zhvillimeve në zonën bregujore, vetëm me pëlqimin e ndërsjellë të palëve.
4. Për kontratat ekzistuese të lidhura për përdorimin e hapësirës së plazhit, ndryshimet e parashikuara në pikën 3, të këtij neni, kryhen vetëm me pëlqimin e ndërsjellë të palëve, nëpërmjet nënshkrimit të amendimit të kontratës.”.
2. Ngarkohen ministria përgjegjëse për turizmin, Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Qeveria mbyll shkollën fetare në Gjirokastër, ja si do veprohet për kompensimin e nxënësve
Institucioni arsimor parauniversitar privat i arsimit të mesëm të lartë “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër ka vetëm 3 ditë kohë pas hyrjes në fuqi të VKM për......
Miratohet kompensimi i transportit urban për karburantin, publikohet vendimi i Qeverisë
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të 13 Majit 2026 ndër vendimet e miratuara është edhe ai i përcaktimit të procedurave, të dokumentacionit dhe të masës......
Përsëri shtrenjtim, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Nafta me 201 lekë/litri dhe benzina 187 lekë/litri. Këto janë çmimet e reja që ka publikuar Bordi i Transparencës. Në njoftimin përkatës thuhet: “Bordi i......
“Vështirësitë financiare po frenojnë lindshmërinë” - Binjaku: Shqipëria ka nevojë për politika më të forta për familjet e reja
Tkurrja e popullsisë nuk është më një thjesht parashikim, por një realitet statistikor. Sipas Institutit të Statistikave, vetëm pvitin e kaluar patëm 1885......
Universitetet kërkojnë ndërkombëtarizim - Kumbaro: 39 institucione të arsimit të lartë, shumë për 2.4 mln banorë
“39 universitete janë shumë për një vend me 2.4 milionë banorë”. Është kjo deklarata e bërë nga ministrja e arsimit, Mirela Kumbaro, gjatë një konference me......
Malaj: Pullat e reja fiskale me teknologji “Track & Trace”. Më shumë siguri dhe kontroll ndaj falsifikimit
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se qeveria ka miratuar amendime në lidhje me VKM-në nr. 182 për......
Kompensimi për transportin publik - Qeveria miraton vendimin, Karakaçi: 50 lekë/litër rimbursim
Qeveria ka miratuar rimbursimin për transportin publik, që është goditur nga rritja e çmimit të karburantit. Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i......
IKMT: Dy objekte tek “Durrës Marina” kanë pësuar ulje. Kërkohen përforcime të menjëhershme nga kompania zbatuese!
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka reaguar pas raportimeve të publikuara në media lidhur me problematika mbi qëndrueshmërinë dhe......


