Ndalohen punimet e ndërtimit në zonat turistike deri më 15 shtator, Gonxhja: "Jo dam dum në sezon"

Punimet e ndërtimit në zonat turistike do të pezullohen deri më 15 shtator 2026, në zbatim të ligjit nr. 83/2026 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave, si pjesë e masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan:
"JO DAM DUM NË SEZON.
Në zbatim të ligjit nr. 83/2026 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave, gjatë sezonit turistik 2026 pezullohen përkohësisht punimet e ndërtimit dhe aktivitetet e lidhura me to në zonat turistike.
Periudha e pezullimit fillon me hyrjen në fuqi të këtij vendimi dhe përfundon më 15 shtator 2026.
Kjo masë synon të garantojë zhvillimin normal të sezonit turistik, mbrojtjen e destinacioneve turistike dhe një mjedis më të qetë e cilësor për qytetarët dhe vizitorët.
Vendimi përcakton qartë:
Punimet që pezullohen;
Punimet që përjashtohen nga pezullimi;
Zonat ku zbatohet masa;
Rregullat për lejet e ndërtimit;
Masat administrative në rast shkeljesh;
Institucionet përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e tij.
Ftojmë të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari ndërtimore të respektojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse për garantimin e një sezoni turistik të qetë, të sigurt dhe me standarde të larta", shkruan Gonxhja.
Vizat amerikane, program për garanci financiare/ Rregulli siguron që njerëzit të mos qëndrojnë tej afateve
Departamenti Amerikan i Shtetit do ta bëjë të përhershëm programin e garancisë financiare për vizat për aplikantë nga 50 vende, kryesisht nga Afrika.......
Tharja e lumenjve në Evropë ul prodhimin e energjisë/ Në rënie edhe transporti, pakësohen të ardhurat e kompanive
Ndërsa Evropa po përjeton valë të nxehti rekord, thatësira po nxjerr në pah efektet e saj të rënda në ekonomi. Nga porti i zhurmshëm i Roterdamit te......
Kriza në Ceuta, a rrezikon Spanja daljen nga Shengeni?/ Disa vende europiane kërkojnë pezullimin e lëvizjes së lirë
Ndërsa rreth 60,000 migrantë hynë në mënyrë të parregullt në enklavën spanjolle të Ceutës, disa vende të BE-së po kërkojnë që Spanja të përjashtohet......
Kompensimi i transportit urban për karburantin/ Përfundon afati i aplikimit për linjat, 50 lekë për çdo litër të konsumuar
Data 1 gusht shënon mbylljen e afatit të aplikimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës, që të përfitojnë kompensim ......
Automjeti i parë ushtarak "Made in Albania"/ Rama: Brenda 30 muajve, TIMAK Defence synon të furnizojë ushtrinë shqiptare
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të automjeteve të para ushtarake "Made in Albania", të prodhuara sipas standardeve të NATO-s, duke e cilësuar këtë......
Greqia luftë me zjarret, përmirësim në Francë e Spanjë/ Evropa 3.3 gradë Celsius mbi mesataren e saj nga viti 1961
Evropa po shkatërrohet nga zjarret këtë verë, pas valëve të njëpasnjëshme rekord të të nxehtit, duke lënë pas sipërfaqe të mëdha bimësie të shkretuara dhe......
Ekonomia e akullores, krahasimi europian/ Sa kohë duhet të punosh për një lugë akullore?
Në 10 vende europiane të marra në një krahasim, çmimi i një luge akullore varion nga rreth 1.15 në 4.10 euro. Çmimet ndryshojnë ndjeshëm në varësi të......
Ndryshime në ligjin për strehimin social, në konsultim publik/ Garanci Sovrane dhe më shumë banesa sociale, çfarë parashikon projektligji?
Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin për disa ndryshime në ligjin “Për strehimin social”, me synimin për të modernizuar skemat e mbështetjes......

