Shqipëria Postuar më 25 Korrik 2025, 14:43

NATO njeh Vlefshmërinë Ajrore të Shqipërisë/ Pranë sigurisë Euro-Atlantike, Aviacioni Civil hyn në elitën e ajrit

Nga Diamila Leka

NATO njeh Vlefshmërinë Ajrore të Shqipërisë/ Pranë

Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë, është njohur nga NATO, për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut. Në një intervistë për Scan Tv, drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Ethemaj, theksoi se për Shqipërinë njohja e Vlefshmërisë Ajrore, përpos tjerave, është një angazhim strategjik në kuadër të misionit si vend anëtar i NATO-s.

“Njohja e Vlefshmërisë Ajrore nga ana e NATO-s, Autoritetin e Aviacionit Civil, do të thotë një aset i shtuar në NATO, për kryerjen e misionit të saj në kuadër të sigurisë të vendeve anëtare të NATO-s. Për Shqipërinë çdo të thotë? Rritje të kapaciteteve, kontribut i kapaciteteve në organizatë, dhe angazhim strategjik, në kuadër të misionit dhe detyrimeve që ka Shqipëria si vend anëtar i NATO-s,”- deklaroi Ethemaj.

Në një afat kohor, prej 2 vitesh, Autoriteti i Aviacionit Civil demonstroi procesin e certifikimit të njohjes si dhe kapacitetin që ka. Por cilat ishin tre elementet kyç që Aviacioni Civil kishte për arritjen e këtij standardi?

“Procesi i njohjes së Vlefshmërisë Ajrore në NATO për shtetet anëtare të saj, është bazuar në meritë. Do të thotë asnjë nuk e merr falas, por duhet të demonstrosh procesin e certifikimit të njohjes, kapacitetin që ke. Ne demonstruam që Autoriteti i Aviacionit Civil është një organizatë e mirëstrukturuar, që vepron dhe implementon në mënyrë shumë të kënaqshme standardet e Aviacionit Civil, e dyta ne vërtetuam njohuritë e stafeve dhe inspektorëve të Autoritetit të Aviacionit Civil dhe ne paraqitëm një plan të detajuar trajnimi për stafin e Autoritetit të Avciacionit Civil,”- u shpreh ai.

Ndër të tjera, Ethemaj nënvizoi se njohja e Vlefshmërisë Ajrore nga NATO, konfirmoi anën tjetër të Aviacionit Civil, rëndësinë strategjike, politike të Autoritetit të Aviacionit Civil, të strukturave shtetërore përkundrejt detyrimit që ka Shqipëria në NATO.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat