Shqipëria Postuar më 24 Korrik 2025, 09:59

NATO certifikon Autoritetin e Aviacionit Civil/ Vlerësim katërvjeçar për Shqipërinë. Standardet ajrore, të përmbushura

Nga Hamit Yzeiraj

NATO certifikon Autoritetin e Aviacionit Civil/  Vlerësim

Autoriteti i Aviacionit Civil është njohur zyrtarisht nga NATO për “Vlefshmërinë Ajrore”, duke dëshmuar përmbushjen e standardeve të sigurisë që kërkon Aleanca e Atlantikut. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë si një zhvillim pozitiv për vendin.

Njohja ka vlefshmëri katërvjeçare dhe synon të garantojë që autoritetet kombëtare të aviacionit mund të bashkëpunojnë në mënyrë të sigurt me mjetet ajrore të NATO-s.

Sipas raportit të NATO-s, procesi i njohjes nisi në vitin 2020, kur Shqipëria miratoi Kodin e Ri Ajror (Air Code), duke e përafruar kuadrin ligjor me rregulloret e Bashkimit Evropian dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO). Ky ligj shërbeu si bazë për funksionimin e Autoritetit si ent rregullator, përfshirë mbikëqyrjen e sigurisë ajrore, koordinimin civil-ushtarak dhe menaxhimin fleksibël të hapësirës ajrore.

Një ekip ekspertësh të NATO-s kreu vlerësimin teknik, duke konfirmuar se autoriteti shqiptar i aviacionit përmbush të gjitha standardet për operacione ajrore, në një nivel të barabartë me vendet anëtare.

Përfitimet e kësaj njohjeje janë të shumta si rritja e besimit të aleatëve, që e shohin Shqipërinë si partner të besueshëm në sigurinë ajrore, lehtësim i bashkëpunimit ndërkombëtar, me mundësi për trajnime dhe operacione të përbashkëta me NATO-n dhe modernizim i sektorit, me rritje të aftësive teknike dhe ligjore të Autoritetit të Aviacionit Civil.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat