Shqipëria Postuar më 20 Gusht 2025, 16:22

NAREA: Shitja e pronës, taksë 3% nga 15% që është - “Me nivelin aktual shteti humbet 40 milion euro të ardhura në vit”

Nga SCAN TV

NAREA: Shitja e pronës, taksë 3% nga 15% që është -

Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë, NAREA kërkon nga qeveria në emër të mbi 115 Zyrave të Real Estate, uljen në masën 3% të tatimit të të ardhurave nga shitja e pasurive të paluajtshme nga 15% që është aktualisht. Sipas shoqatës një tatim aq i lartë është provuar tashmë se ka disa efekte negative të drejtpërdrejta, në shitjen e pasurive të paluajtshme. Në përllogaritjet e bëra nga ekspertët ka rezultuar se “Nga krahasimi i 5 viteve te fundit, në vitet 2020-21-22 kur tatimi ka qenë në nivelet 3%, në buxhetin e shtetit janë realizuar mesatarisht 44 milionë euro të ardhura në vit nga rishitja e pasurive të paluajtshme. Kjo shifër është 60% me tepër në krahasim me vitet kur tatimi ka qenë 15%. Sipas NAREA-s një barrë fiskale kaq e lartë ngadalëson transaksionet, duke ngurtësuar investimet, ndikon negativisht në të ardhurat buxhetore, me të paktën 40 milionë euro në vit si edhe nxit informalitetin.

Ndërkohë, NAREA ka edhe disa propozime të tjera për qeverinë. Shoqata kërkon që periudha e rivlerësimit të pasurive të paluajtëshme të jetë të paktën 12 Mujore, nga 1 Tetori 2025 deri më 30 Shtator 2026. Bazuar në informacionet e shoqatës nga 4.5 Milionë pasuri të paluajtshme, vlerësohet se vetëm 250 mijë pasuri kanë arritur të rivlerësohen në të shkuarën dhe aktualisht janë e pakta 500 mijë banesa për rivlerësim.

Bazuar në këto shifra kërkohet që tatimi të përcaktohet në vlerë dhe në kategori të ndryshme: për banesat të vendoset në masën 3% dhe për çdo tipologji tjetër pasurie në masën 5%. Ky lehtësim për banesat do të ndihmonte në uljen e barrës fiskale për kategorinë e pronave për strehim duke e bërë atë më të përballueshëm.

Në të gjithë propozimet për taksat e shitjes së pronës dhe për lehtësimin e strehimit NAREA është bazuar në një studim të rregullave përkatëse në vendet kryesore të Bashkimit Europian.  

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat