Shqipëria Postuar më 15 Prill 2026, 11:47

Nafta ulet në 207 lekë/litër, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

Nga Edel Strazimiri

Nafta ulet në 207 lekë/litër, Bordi i Transparencës publikon

Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në mbledhjen e zhvilluar më 15 prill 2026, duke reflektuar luhatjet në tregjet ndërkombëtare.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 është caktuar në 207 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 195 lekë për litër. Ndërkohë, për benzinën çmimi maksimal në pakicë do të jetë 174 lekë për litër dhe 162 lekë për litër në shumicë.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi sot, më 15 prill, në orën 13:30 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.

Autoritetet u bëjnë thirrje operatorëve të tregtimit të nënprodukteve të naftës të zbatojnë me përpikëri këtë vendim, duke paralajmëruar masa të rrepta në rast shkeljesh, deri në pezullim të aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ritheksojnë angazhimin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Në një sqarim shtesë, bëhet e ditur se çmimet aktuale janë nën kufijtë e përcaktuar nga Akti Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, çka nënkupton se niveli i akcizës do të vijojë të zbatohet i plotë, në masën 100%.

 

Shqipëria 15 Prill Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan pas rënies së ndjeshme që pësoi ditën e djeshme duket se ka rikuperuar disi në raport me monedhën vendase teksa është blerë sot me 80.7 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat