Nafta rrit çmimin e fruta-perimeve - Eksperti Zefi: Qeveria të subvencionojë fermerët. Të ulen taksat mbi karburantin

Frutat dhe perimet e prodhuara nga fermerët shqiptarë këtë sezon, pritet të dalin me çmime më të larta në treg për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe të inputeve, si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme. Ekspertët e ekonomisë parashikojnë një rritje të kostove të prodhimit deri në 50 %, çka mund të sjellë disavantazh të Shqipërisë në raport me vendet e rajonit.
“Produktet bujqësore do dalin me çmim më të rritur sepse nëse kostot e prodhimit, inputet e prodhimit do të shtrenjtohen, deri në 50 për qind, atëherë prodhimet bujqësore, do dalin më shtrenjtë. Por kjo është një goditje që nuk është vetëm në Shqipëri, është një goditje ndërkombëtare, të njëjtin ndikim do ta kenë edhe vendet e tjera konkurruese me Shqipërinë, siç është Maqedonia, Kosova apo vendet e tjera, megjithatë ne vuajmë më shumë për shkak të çmimit më të lartë, për shkak të taksave më të larta të karburanteve dhe kjo do të rrisë disavantazhin konkurrues mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera që konkurrojnë në tregun shqiptar për produktet bujqësore”.
Por si mund të ndihmohen fermerët në mënyrë të amortizohet çmimi i naftës, të mos frenohet prodhimi si dhe të dalë në treg me çmime konkurruese?
“Jam në favor të subvencioneve dhe të uljes së kostove. Por unë jam për një masë më drastike, që jo vetëm të ketë subvencionim të naftës për shkak të krizës, por të ketë ulje tërësore të taksave të karburantit, për shkak se janë fermerët dhe kryesisht zonat rurale ata që janë më të disavantazhuar nga rritja e çmimit të naftës për shkak se janë ata që punojnë tokën, ata që transferojnë mallrat e tyre nga fshatrat drejt qendrave të banuara, dhe ata janë më të ndikuarit negativisht”.
Ndërkohë që qeveria pritet të miratojë së shpejti masat e reja të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2026, ku përfshihet edhe mbështetja me naftë, duket se për shkak të çmimit më të lartë, fermerët do të përfitojnë më pak litra nga subvencionet e dhëna.
Deklarata e Trump uli çmimet e naftës - “Konflikti mund të përfundojë së shpejti”. Ari i zi kushton 7% më pak
Çmimet e naftës ranë me 7% të martën, pasi u rritën në nivelin më të lartë në më shumë se tre vjet në seancën e mëparshme, ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald......
Saranda investon në rrugët e amortizuara - Në prag të sezonit turistik, hapet gara për projektin
Bashkia Sarandë ka shpallur hapjen e garës me objekt rikualifikimin e rrugëve dhe shesheve në zonat Gjashtë, Metoq, Bërdenesh, Çukë dhe Manastir. Sipas......
Kursi i këmbimit/ Dobësohen ndjeshëm Dollari dhe Franga!
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të ndjeshme këtë mëngjes duke u dobësuar nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 82 lekë dhe është shitur me......
Lufta në Lindjen e Mesme prish turizmin - Studimi, mund t'i ridrejtojë udhëtarët drejt Spanjës
Lufta në Lindjen e Mesme tashmë po fillon të ndryshojë hartën e udhëtimeve ndërkombëtare. Tensionet në rritje kanë detyruar mbylljen e përkohshme të dy prej......
Tajlanda nis kursimin e energjisë - Urdhëri: Zyrtarët mos përdorin ashensorët dhe të punojnë nga shtëpia
Kryeministri tajlandez Anutin Charnvirakul ka urdhëruar nëpunësit civilë të kursejnë energji për shkak të një kufizimi të energjisë të shkaktuar nga konflikti......
“BE, jo frikë nga lufta tregtare me Kinën” - Raporti, duhet të miratojë një qasje më të guximshme
Bashkimi Evropian nuk duhet të shmangë një luftë tregtare me Kinën nëse dëshiron të shmangë deindustrializimin, sipas një raporti të publikuar të hënën nga......
Si po e trondit lufta biznesin global? - Vështirësi për linjat ajrore dhe lëndët e para kritike
Lufta SHBA-Izrael me Iranin po i trondit bizneset në mbarë botën, duke rritur çmimet e energjisë, pakësuar furnizimet me lëndë të para kritike dhe ngritur......
Modeli i “përgjegjësisë së kufizuar” i Evropës duhet zhdukur
Gazeta Financial Times raportoi së fundmi se Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, mund të japë dorëheqjen para se të skadojë mandati i......


