Shqipëria Postuar më 14 Mars 2026, 10:50

Nafta rrezikon të “ngrijë” pagat - Analiza/ Çmimet e larta, presion mbi bizneset

Nga Elisabeta Dosku

Nafta rrezikon të “ngrijë” pagat - Analiza/ Çmimet

Rritja e çmimeve të naftës në fillim të Marsit 2026 ka sjellë një valë goditëse në kostot e transportit dhe të prodhimit, duke ushtruar presion të drejtpërdrejtë mbi çmimet e shërbimeve dhe konsumit të përditshëm. Por kjo rritje mund të sjellë pasoja direke edhe tek pagat e qytetareve shqiptarë.

Sipas një analize të ALTAX,  parashikohet se konflikti në Lindjen e Mesme, mund të ngadalësojë rritjen reale të pagave, veçanërisht për sektorët e ndjeshëm ndaj energjisë si transporti, shërbimet dhe industria e lehtë, duke rritur nevojën për politika fiskale dhe mekanizma kompensimi për të ruajtur fuqinë blerëse të punonjësve.

Në këtë kontekst, referuar analizës, tendenca drejt pagave më të larta dhe përqendrimi në profesionet dhe sektorët kryesorë mbetet një faktor stabilizues, duke ofruar një bazë për të përballuar ndikimet inflacioniste të pritshme gjatë 2026.

Në terma afatshkurtër, dinamika e tregut të punës, kombinuar me rritjen e pagave, sugjeron një rezistencë relative ndaj rritjes së çmimeve, megjithatë efektet inflacioniste mund të ndikojnë në ritmin e rritjes reale të të ardhurave të punonjësve.

Në tremujorin  e katërt të 2025-ës, paga mesatare bruto për një të punësuar arriti në 86.984 lekë duke shënuar një rritje prej 4.3%, krahasuar me të njëjtin 3 mujor të viti 2024 dhe një rritje prej 4.4% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2025.  Shpërndarja e pagave tregon një shpërndarje të qëndrueshme drejt pagave të larta ku pjesa e të punësuarve me paga mbi 120 mijë lekë u rrit nga 14.1 % në 16.2 %,  ndërsa paga minimale ra nga 14.2 % në 12.8 %.

Nga ana e tregut të punës, pjesëmarrja e popullsisë 15–64 vjeç në forcat e punës ishte 75,9%, duke u rritur me 0,4 pikë përqindje krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, por duke shënuar një ulje prej 0,6 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e tretë 2025.

Analiza sipas sektorëve tregon se bujqësia shënoi rritje modeste në punësim, industria një ulje të lehtë, ndërsa shërbimet vazhduan të jenë sektori me ndikimin më të madh në zhvillimin e tregut të punës. Kjo strukturë tregon një orientim drejt sektorëve me pagat më të larta dhe më shumë stabilitet ekonomik.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat