Shqipëria Postuar më 28 Gusht 2025, 10:48

Muzhaqi: Rekord aplikimesh në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës

Nga Edel Strazimiri

Muzhaqi: Rekord aplikimesh në Programin Kombëtar të Praktikave

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës shënoi një interes të jashtëzakonshëm këtë vit, me 3,314 të rinj që aplikuan, duke regjistruar numrin më të lartë të aplikimeve në dhjetë vitet e fundit. Ky rekord pasqyron besimin e brezit të ri tek institucionet dhe rëndësinë që programi ka fituar si një trampolinë drejt tregut të punës.

Për Ministren e Rinisë dhe Fëmijëve Bora Muzhaqi ky është një tregues i qartë se rikonceptimi i programit ka funksionuar. “Apliimet janë më të shumëta, më cilësore dhe konkurenca është më e fortë se cdo vit. Tani, të gjitha institucionet do bëjnë vlerësimet dhe brenda 10 ditëve aplikantët e suksesshëm do të njoftohen. Faleminderit për besimin që keni treguar”.

Thirrja X e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës hap dritën jeshile për 600 të rinj nga 21 deri në 29 vjeç të cilët kanë përfunduar nivelin bachelor ose master për të kryer praktikën e tyre të punës në administratë publike duke përfituar trajnim të dedikuar nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike si dhe kompensim financiar për shpenzimet gjatë praktikës. 250 më të mirët do të përfitojnë kontratën 1-vjeçare të punës pranë institucionit ku do të zhvillojnë praktikën.

Të rinjtë e përzgjedhur do të kenë mundësinë të angazhohen për një periudhë 3-mujore në administratë duke fituar përvojë të drejtpërdrejtë pune në 227 institucionet publike, sipas fushës tyre të studimit si edhe duke marrë pjesë në trajnimet e dedikuara nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat