Muzeu Arkeologjik Mesjetar Lezhë, një atraksion i ri turistik pranë Kalasë - Investim me rëndësi për trashëgiminë kulturore
Bashkia Lezhë ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e Muzeut Arkeologjik Mesjetar Lezhë. Një muze ku do të ekspozohen një pjesë e mirë e trashëgimisë arkeologjike kulturore e periudhës së mesjetës, në hyrje të Kalasë së Lezhës është një simbiozë atraktive e turizmit përmes trashëgimisë kulturore, duke shtuar interesin e vizitorëve dhe turistëve nga vendi dhe bota si atraksion, pasuri, vlerë historike dhe kulturore.
Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, arkitektura e këtij objekti është konceptuar si shumë e veçantë, në përshtatje me zonën ku do të ndërtohet dhe duke mos dëmtuar në asnjë proces gjatë ndërtimit të tij ambientin perrreth. Objekti konsiston në ndërtimimn e një ndërtese 2 katëshe, kati përdhe dhe kati shërbim. Ndërtesa është parashikuar dhe do të përdoret për shërbim. Ndërkohë, të gjitha punët e lidhura me instalimin do të bëhen sipas kërkesave teknike.
Më tej në dokument theksohet se, sheshi ku do të ndërtohet muzeu është i pozicionuar në lagjen Sheher të qytetit të Lezhës, pranë Kalasë së Lezhës e cila ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit dhe që dëshmon për gjurmët e një qytetërimi të lashtë prehistorik që në shek.IV p.k.
Ndërtimi i këtij muzeu do të jetë në shërbim dhe në funksion të të gjithë turistëve vendas dhe të huaj të cilët janë shtuar shumë vitet e fundit në këtë qytet, pasi vizitohet qoftë për bukuritë e tij natyrore, vlerat historike dhe një kulinari shumë të pasur në kuzhinë.
Të magazinuara prej vitesh, shumë objekte artefakte që përfaqësojnë vlera arkeologjike do të jenë aksesueshme për çdo vizitor. Ky muze është dëshmi e historisë, kulturës, qëndresës e luftës për liri, pavarësi, gjuhë dhe identitet kombëtar dhe trashëgimi kombëtare.
Ndërkohë, modeli strukturor është i tipit 3 dimesional dhe përfaqësojnë në mënyrë adekuate shpërndarjen efektive hapësinore të masës, ngurtësisë dhe rezistencës. Fondi limit i përllogaritur i këtij projekti është 15 milionë e 102 mijë lekë. Afati i fundit për paraqitjen e ofertave është deri më datë 9 qershor 2025, ora 10:00.
Sondazh

Akomodimi, detyrim deklarimi për 65% të kapacitetit - Cilat janë kategoritë që preken nga referenca? Viti ndahet në dy periudha
Përgjatë këtij sezoni turistik, strukturat akomoduese në vend do të ndjekin rregulla të reja sa i takon deklarimeve, të miratuara me vendim të posaçëm......

Bie prodhimi i energjisë në vend - Bilanci për 3-mujorin/ Rritet energjia diellore, ulen humbjet në rrjetin elektrik
Rreth 2.23 mln mWh energji u prodhuan gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti nga të gjithë burimet gjeneruese në vend, duke shënuar rënie me 9.8% në raport me......

Tarifat e Trump ndaj Shqipërisë japin efekt - Në prill, eksportet drejt SHBA ranë me 30%, veçanërisht materialet e ndërtimit
Tarifat e reciproke të vendosura nga Presidenti amerikan Donald Trump për mallrat e importuara, mes tyre edhe për Shqipërinë, kanë nisur të japin efekt. Për......

Administrata Trump “godet” Harvardin - Ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në universitet
Administrata e Presidentit Donald Trump, i hoqi Universitetit të Harvardit të drejtën për të regjistruar studentë ndërkombëtarë dhe po i detyron studentët e......

BE “mbyll dyert” për rreth 7,900 shqiptarë/ Rreth 15 mijë morën urdhër largimi, por mbi gjysma u kthyen
Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, rreth 15 mijë shqiptarë u urdhëruan të largoheshin nga një vend i BE-së, ndërsa mbi 7,800 persona......

Inspektoriati i Punës “zbret” në terren - Shtohen kontrollet ndaj ankesave, 16.7 milionë lekë masa administrative
Në katërmujorin e parë të 2025, Inspektoriati Shtetëror i Punës, ka kryer 3064 inspektime në subjekte, nga të cilat 89% e tyre janë inspektime të......

Kufiri detar me Greqinë rikthehet në fokus - Athina, partner i rëndësishëm për integrimin evropian të Shqipërisë
Në një artikull të fundit, gazeta greke “Ta Nea”, shkruan se, raundi i ri i konsultimeve midis Greqisë dhe Shqipërisë është hapur me çështjen e pezulluar të......

Evropianët zgjedhin trenat - Gjysma e qytetarëve preferojnë transportin hekurudhor para avionit
Udhëtimi me tren po përjeton një rilindje dhe evropianët janë pro këtij ndryshimi, sipas sondazhit të fundit. Një studim me 11,000 persona nga prodhuesi i......