Shqipëria Postuar më 7 Mars 2025, 13:14

MUSIAD Albania, forcohen marrëdhëniet tregtare Shqipëri-Turqi - Muhammet Işler: Bashkëpunimi i anëtarëve të MUSIAD, do të hedhë hapa të sigurt në fushën e tregtisë mes dy vendeve

Nga Diamila Leka

MUSIAD Albania, forcohen marrëdhëniet tregtare Shqipëri-Turqi -

Në kuadër të muajit të madhërishëm të Ramazanit, MUSIAD Albania shtron iftarin e parë, si një paraardhës i organizimit më të madh të forumit të biznesit i cili do të zhvillohet në qershor të këtij viti. Sipas kryetarit të Musiad Albania Muhamet Isler, ky iftar do të shërbejë për të afruar edhe më shumë komunikimet për samitin e biznesit.

Muhammet Isler Kryetari I Musiad Albania:

“Si MUSIAD Albania, bashkë edhe me tregtarët që ndodhen këtu, do të kemi mundësi që të zhvillojmë tregti dypalëshe dhe të japim një zhvillim sa më të mirë si për Shqipërinë por edhe për Turqinë në fushën e tregtisë. Shqipëria është një vend i zhvilluar, është një yll që në Ballkan përfaqëson zhvillim të lartë dhe ne të gjtihë jemi të interesuar që të kemi zhvillime dhe të rrisim ekonominë shqiptare këtu ku jemi.”

Investimet dhe tregtia, janë një nga bashkëpunimet më të mira mes dy shteteve. Sipas kreut të Musiad Inves, investimet do të kenë fokus në energjinë e riciklueshme, ndërtimin dhe turizmin. 

Serhat Kisakurek Kryetar i Musiad Invest:

“Musiad në Turqi e sheh si një ortak dhe bashkëpunëtor të rëndësishëm Musiad Albania dhe ne jemi këtu të rrisim zhvillimet tregtare dhe ekonomike, midis dy shteteve Turqi-Shqipëri. Në samitin e para 6 muajve, ne i dhamë fjalën Kryeministrit Edi Rama ku do jemi me investime serioze në shtetin Shqiptar. Për të mbajtur fjalën, ne po mundohemi dhe kemi bërë disa takime të rëndësishme përsa i përket energjisë së riciklueshmem, të turizmit dhe ndërtimit.”

 Musiad Albania, është një ndër filialet më të suksesshme.

Gledi Kryemadhi Nënkryatar Organizativ Musiad Albania:

“Ne kemi arritur të jemi 94 anëtarë, dhe është e rëndëisshme që MUSIAD është me 97 filiale në mbarë botën. Sot ne jemi nga filialet më të suksesshëm përsa i përket MUSIAD në të gjithë botën.”

Edhe më tepër investime strategjike do të zhvillohen në Shqipëri nga MUSIAD, por këto do të shpalosen në forumin e biznesit i cili do të organizohet mes dy shteteve, Turqi dhe Shqipëri.

 

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat