Muret e Shqipërisë ‘po ngrihen’ me beton të huaj - Sipas INSTAT importet e çimentos janë rritur me 40 për qind
Më shumë çimento, gëlqere dhe çelik po zbarkojnë në Shqipëri për të mbështetur bum-in e ndërtimeve, si për pallate të reja ashtu edhe për ndërhyrje në banesat ekzistuese.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, importi i çimentos dhe gëlqeres përbërës kyç në prodhimin e betonit është rritur me 39%, duke kapur shifrën e afro 887 mijë tonëve gjatë vitit të kaluar.
E njëjta rritje është vërejtur edhe në importin e çelikut, një material thelbësor për ndërtimin e themeleve dhe kolonave.
Në pesë vitet e fundit, në Shqipëri janë importuar rreth 800 mijë ton çelik, me një rritje prej 13%, sipas INSTAT.
Kjo dinamikë reflektohet edhe në lejet e ndërtimit. Vetëm gjatë vitit 2023 janë dhënë 1,602 leje për projekte të ndryshme, që variojnë nga pallatet dhe shtëpitë private, deri te kapanonet për qëllime biznesi.
Duke përjashtuar vendet fqinje si Italia, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut, pjesa më e madhe e materialeve të ndërtimit po vjen nga Azia dhe Afrika – dy kontinente të pasura me lëndë të para dhe çmime konkurruese.
Nga India në Lindje, deri te Egjipti dhe Tunizia në brigjet e Mesdheut, këto vende kanë traditë të gjatë në përpunimin e materialeve ndërtimore një trashëgimi të gjatë.
Po ashtu duhet thënë se pjesa tjetër e materialeve të ndërtimit prodhohen në vend. Ndërkohë që Shqipëria është edhe eksportuese e çimentos dhe hekurit për ndërtim.
Sondazh

Origjina e duhanit që konsumohet në Shqipëri/ Polonia dhe Greqia kryesojnë listën, rritet tregtia edhe me Rumaninë e Gjermaninë
Çmimi i cigareve në Shqipëri ka pësuar rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit, si pasojë e politikave fiskale që synojnë uljen e konsumit të......

Eurozona shënon rritjen më të lartë në 7 muaj - Përmirësimi i klimës së biznesit, rritja e shpenzimeve nxit optimizëm
Aktiviteti i bizneseve në Eurozonë u nxit me ritmin më të shpejtë në shtatë muaj në mars, mbështetur nga një lehtësim i rënies afatgjatë të......

“Ulje e tatimit mbi pagat e “0” taksa për profesionet e lira - Berisha: “Made in Albania”, rritja e prodhimit vendas do rrisë punësimin dhe pagat
Zero taksa për profesionet e lira dhe biznesin e vogël, ulje e tatimit mbi të ardhurat, reduktim i taksës së shitjes së pronës apo ulje e çmimit të......

1/5 e popullsisë globale ndikohet nga ndryshimet klimatike - Raporti: 1.8 miliardë njerëz përballen me temperaturat ekstreme
Sipas raportit të fundit, 1 në 5 njerëz ndikohet nga ndryshimet klimatike globale. Të dhënat tregojnë se 1.8 miliardë individë përballen çdo ditë me......

Paradoksi i punës, bizneset i kërkojnë, shteti i paguan! - Bizneset nuk gjejnë punonjës, me mijëra marrin pagesë papunësie
Në një anë ndodhen bizneset që kërkojnë me ngulm punonjës, përballë një mungese të ndjeshme të fuqisë punëtore, dhe në anën tjetër mijëra individë që......

“Standard and Poors” vlerëson me rritje Shqipërinë - Ecuria e fortë ekonomike dhe fiskale e pozicionon në “BB”
Agjencia e Vlerësimit Standard & Poor's (S&P) ka rritur vlerësimin e saj afatgjatë të kredisë në valutë të huaj dhe në monedhën vendase për Shqipërinë në......

Menaxhimi i plazheve gjatw sezonit/ Rama: Mbikëqyrje me dron të plazheve, kontroll bizneseve me Inteligjencën Artificiale!
Gjatë takimit të zhvilluar sot me sipërmarrës dhe përfaqësues të sektorit të turizmit në Sarandë, kryeministri Edi Rama foli për menaxhimin e plazheve në......

Turizmi dhe strukturat akomoduese/ Rama: Hotelet të paguajnë 65% të kapacitetit nëse nuk duan kontroll!
Gjatë një takimi në Sarandë, me sipërmarrës të rinj të kthyer nga emigrimi, Rama tha se pas një konsulte me ekspertë vendas dhe të huaj, qeveria i ka......