Shqipëria Postuar më 4 Shkurt 2026, 17:19

Mungesat në Këshillin Mbikqyrës, Banka e Shqipërisë shtyn vendimarrjen e politikës monetare

Nga SCAN TV

Mungesat në Këshillin Mbikqyrës, Banka e Shqipërisë

Për shkak se Këshilli Mbikqyrës është i paplotësuar me anëtarët, për shkak të përfundimit të mndatit për 6 prej tyre, Banka e Shqipërisë ka shtyrë sot për në mbledhjen e radhës të gjithë çështjet e planifikuara për vendimmarrje në mbledhjen e muajit shkurt. Në një njoftim të Bankës së Shqipërisë thuhet:

“Sot, më 4 shkurt 2026, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Mbikëqyrës, si dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, Zëvendësguvernatorja e Dytë, zj. Natasha Ahmetaj, dhe z. Anastas Angjeli, zhvilluan një takim informues, ku u njohën me aktivitetin e përditshëm funksional dhe operacional të Bankës së Shqipërisë.

Në këtë takim u diskutua mbi zhvillimet e fundit ekonomike dhe monetare, si dhe u mor informacion mbi: (i) administrimin dhe veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë; (ii) zbatimin e politikës monetare; (iii) mbarëvajtjen e sistemit bankar dhe financiar; dhe (iv) gjendjen e tregjeve të parasë dhe valutore.

Gjatë takimit nuk u morën vendime. Çështjet e planifikuara për vendimmarrje në mbledhjen e muajit shkurt do të trajtohen në mbledhjet e ardhshme, atëherë kur Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë të ketë numrin e nevojshëm të anëtarëve për zhvillimin e mbledhjeve dhe marrjen e vendimeve përkatëse”.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat