Shqipëria Postuar më 27 Shkurt 2025, 21:00

Mungesa e pullave fiskale në treg, ministri i Financave Malaj: Në mars fillon shpërndarja e tyre

Nga Kreshnik Kuçaj

Mungesa e pullave fiskale në treg, ministri i Financave Malaj: Në mars

Kohët e fundit ka pasur një shqetësim nga bizneset përsa i përket mungesës së pullave fiskale. Për këtë çështje, ministri i Financave Petrit Malaj tha në DATAROOM se Brenda muajit mars do të fillojë shpërndarja e tyre.

“Ministria e Financave i ka ndjekur me kujdes shqetësimet e ngritura nga disa operatorë ekonomikë. Ministria e Financave është duke punuar me Shoqërinë e Letrave me Vlerë për të konkluduar mbi elementët e sigurisë që do të aplikohen në këto pulla fiskale, brenda ose gjatë muajit mars ne do të fillojmë me shpërndarjen e pullave fiskale tek të gjithë ata operatorë që duan të pajisen me këto pulla fiskale” tha Malaj.

Qeveria shqiptare ka vendosur të mos e rinovojë kontratën koncesionare për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale. Që prej 1 janarit të këtij viti, pulla fiskale si letër me vlerë është monopol shtetëror dhe do të prodhohet dhe shpërndahet Shtypshkronja e Letrave me Vlerë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat