Mundësi të reja për bizneset e vogla - Infrastrukturë moderne për tregtarët e Vlorës
Bashkia Vlorë ka shpallur hapjen e tenderit për rivitalizimin e tregjeve tradicionale dhe agroushqimore. Projekti synon rivitalizimin e një hapësire të rëndësishme ekonomike në Vlorë, duke transformuar ish- tregun e orizit në qendër moderne të tregtisë dhe agroushqimit. Kjo iniciativë është pjesë e strategjisë, për të përmirësuar infrastrukturën urbane dhe për të modernizuar tregtinë lokale, duke krijuar një mjedis të qëndrueshëm dhe funksional për tregtarët dhe konsumatorët.
Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, projekti është i përqendruar në zonën ku ndodhej ish- Tregu i Orizit, një nga tregjet tradicionale të qytetit të Vlorës. Kjo zonë ka pasur një rol të rëndësishëm në tregjet tradicionale të qytetit, por ndër vite infrastruktura e saj është bërë e papërshtatshme dhe kërkon përmirësime. Ky projekt synon krijimin e një tregu multifunksional që ofron hapësira të përshtatshme për tregtinë agrushqimore dhe tradicionale, duke integruar një qasje urbane dhe arkitektonike.
Rivitalizimi pritet të ketë një ndikim të madh ekonoimik dhe social, duke përfshirë rritjen e aktivitetit ekonomik, si dhe duke krijuar mundësi të reja për tregtarët dhe bizneset e vogla. Me zgjerimin e tregjeve dhe infrastrukturës mbështetëse, pritet të krijohen vende të reja pune në sektorë të ndryshëm, si: tregti, shërbime dhe logjistikë. Gjithashtu, krijimi i një tregu modern do të krijojë një mjedis më të sigurt dhe më tërheqës për komunitetin, thuhet në dokument.
Po kështu, do të krijohen struktura moderne dhe funksionale me hapësira të gjera dhe të organizuara për tregti, si dhe do të krijohet një infrastrukturë e përshtatshme për të akomoduar aktivitetet e përditshme. Hapësirat janë të ndara në zona të dedikuara për shitje, magazinim dhe shërbime, duke siguruar qarkullim të lehtë dhe efikas për klientët. Plani përfshin, edhe lidhje me rrugët kryesore për një qasje të lehtë nga automjetet. Ndërkohë fondi limit i përllogaritur për këtë projekt është 22 milionë e 768 mijë lekë.

Ekonomia amerikane shënon rritje të ndjeshme - PBB-ja u zgjerua me 3.8% në tremujorin e dytë të vitit 2025
Ekonomia e Shteteve të Bashkuara u rrit me 3.8% nga prilli deri në qershor, sipas një raporti të qeverisë që përfaqëson një përmirësim të ndjeshëm të......

BQK forcon kornizën rregullatore - Për Menaxhimin e Rreziqeve Kibernetike të institucioneve financiare
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka miratuar Rregulloren për Sistemet e Informacionit dhe Menaxhimin e Rrezikut Kibernetik, e cila vendos një......

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht duke regjistruar rritje nga dita e djeshme teksa është blerë këtë të premte me 82.4 lekë dhe është shitur me......

Apple kërcënon BE me tërheqje të produkteve - Për shkak të legjislacionit të ri. “Brukseli po krijon konkurrencë të padrejtë”
Apple i ka bërë thirrje Komisionit Evropian që të shfuqizojë një sërë rregulloresh teknologjike, duke paralajmëruar se nëse nuk bëhen ndryshime, mund të......

SHBA, tarifa për barnat dhe kamionët - Masat synojnë të mbrojnë prodhuesit vendas nga importet masive
Presidenti Donald Trump ka shpallur një raund të ri tarifash ndëshkuese mbi një gamë të gjerë mallrash të importuara, duke thënë se SHBA do të vendosë tarifa......

Sakhalin-3 do të fillojë operacionet në vitin 2028 - Projekti i ri i gazit të Rusisë që do të furnizojë kryesisht Kinën
Rusia pritet të fillojë prodhimin e gazit natyror në projektin e ri Sakhalin-3 në Oqeanin Paqësor në vitin 2028 për të furnizuar me gaz Kinën dhe për nevojat......

Qeveria emëron 3 zëvendësministre të reja për energjinë, shëndetësinë dhe punët e brendshme
Në mbledhjen e kësaj së enjteje, qeveria ka bërë disa emërime të reja në postet e zëvendësministrave. Ish deputetja e Shkodrës dhe ish ministrja e......

Energjetika në vendimet e para të qeverisë / TEC 30 MW në Ersekë dhe kredi 20 milionë euro për OSHEE
Qeveria ka miratuar ndërtimin e një centrali fotovoltaik me kapacitet 30 MW në Ersekë. Investimi pritet të përfundojë brenda 36 muajve dhe do të ketë një......