Mundësi punësimi për të gjithë - AKPA: 6.391 të punësuar në 3 muaj. Fokus te barazia dhe integrimi

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka publikuar statistikat e shërbimit të punësimit për periudhën Janar-Mars 2026. Gjatë këtij tremujori janë punësuar gjithsej 6.391 punëkërkues të regjistruar pranë Zyrave të Punës, shifra që reflektojnë ecurinë e tregut të punës dhe përpjekjet për rritjen e punësimit në vend.
Nga ana tjetër, një vëmendje i është kushtuar përfshirjes së grupeve vulnerabël, duke synuar barazi në mundësi dhe integrim të qëndrueshëm. Nga numri total i të punësuarve, 3.888 janë gra dhe vajza, çka tregon një pjesëmarrje të lartë të tyre në tregun e punës dhe një orientim të politikave drejt fuqizimit ekonomik të grave.
Po ashtu, 2.236 të rinj deri në moshën 29 vjeç kanë arritur të punësohen gjatë kësaj periudhe, duke reflektuar rëndësinë e programeve të dedikuara për të rinjtë dhe lehtësimin e tranzicionit nga arsimi drejt punësimit.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se 703 përfitues nga skema e ndihmës ekonomike janë integruar në tregun e punës, ndërsa 581 janë pjesëtarë të komuniteteve Romë dhe Egjiptianë.
Ndërkohë, 199 persona me aftësi të kufizuara kanë arritur të punësohen, një tregues për përpjekjet drejt gjithëpërfshirjes dhe krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët.
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive thekson se do të vijojë të mbështesë programe që nxisin aftësimin profesional, rritjen e punësimit dhe përmirësimin e aksesit në tregun e punës për të gjitha kategoritë shoqërore.
Qëllimi kryesor mbetet krijimi i mundësive të barabarta dhe garantimi i një integrimi të qëndrueshëm në tregun e punës, përmes zhvillimit të aftësive dhe mbështetjes së vazhdueshme për punëkërkuesit.
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve
Bordi i Transparencës ka miratuar sot çmimet e reja të shitjes për karburantet në vend. Sipas vendimit, çmimi i naftës (gazoil) për shitje me pakicë do të......
Samiti i Tre Deteve, Presidenti Begaj: Transformimet në energji dhe teknologji kërkojnë koordinim dhe vizion
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë pjesë në Samitin e 11-të të Nismës së Tre Deteve, të zhvilluar në Dubrovnik të Kroacisë, aty ku lindi kjo......
Marrëveshja për energjinë me SHBA, Balluku: E lumtur për çfarë Shqipëria arriti sot
Pas firmosjes së marrëveshjes Shqipëri-SHBA për gazin e lëngshëm, ka patur një reagim të ish zv.kryeministres dhe ministres së energjisë Belinda Balluku.......
Mbështetja e huaj financiare për Shqipërinë, SASPAC platformë online me të dhëna të plota
Është lançuar platforma e re online e SASPAC, e cila që prej ditës së sotme do të jetë e aksesueshme për të gjithë. Një platformë që ka grumbulluar në një......
Çelet panairi më i madh i bujqësisë në vend, për 3 ditë, Lushnja qendër takimi për fermerët
Është çelur Panairi “Ditët e Bujqësisë” për vitin 2026, panairi i vetëm ndërkombëtar në Shqipëri dedikuar këtij sektori, organizuar për të pestin vit radhazi......
Vlora, me hub energjetik/ Bashkëpunim me SHBA-në, nënshkruhet marrëveshja për gazin e lëngshëm natyror
U nënshkrua në Kryeministri, Memorandumi për zhvillimin e hub-it energjetik të Vlorës dhe Marrëveshja kuadër për furnizimin me gaz të lëngshëm natyror, si......
Salla në panairin “Ditët e Bujqësisë 2026”: Lushnja pret fermerë dhe kompani nga rajoni e Europa
Në qytetin e Lushnjës është çelur panairi ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë 2026”, i cili këtë vit vjen në edicionin e pestë. Për tre ditë me radhë, nga 28......
Kreditimi i ekonomisë, në nivele të qendrueshme - BSH: Biznesi dhe individët, ecuri pozitive të aktivitetit
Banka e Shqipërisë vëren se kreditimi i ekonomisë ka qenë I qendrueshëm, si për segmentin e bizneseve, ashtu edhe për individët. Sipas drejtorit të......


